Albspirit

Media/News/Publishing

“Le Figaro”: Trump kundër Meryl Streep ose dy Amerikat

Disa ditë larg kurorëzimit të një multimiliarderi imobiliar që fitoi i vetëm kundër të gjithëve, “Hollywood” fillon rezistencën.

Predha e lëshuar nga Meryl Streep në drejtim të Donald Trump gjatë mbrëmjes së “Golden Globes”, paraqet dukshëm pozicionimin e shumicës së yjeve amerikane, që prej fillimit të fushatës presidenciale.

Mjaftojmë të kujtojmë ofendimet e Robert de Niro, duke e cilësuar liderin e ardhshëm të SHBA-së si qen dhe derr, mes shumë fjalësh të tjera të këndshme.

Aktorja e madhe, Meryl Streep, e kritikoi, por pa e përmendur asnjëherë dhunën e atij që është tallur me një gazetar hadikapat, version që, prej shumë kohësh, është kundërshtuar kategorikisht nga Trump, që të gjithë e dimë se është i aftë të kryejë teprime të të gjitha llojeve.

Por, është fjala “dhunë” që jehon.

Nga “Oscars” tek “Grammy Awards”, duke kaluar në të gjitha ceremonitë ku milionerët e ekranit të madh dhe të vogël grumbullohen dhe përgëzohen në një vetëkënaqësi të vazhdueshme, nuk kemi dëgjuar asnjëherë asnjë yll të dënojë me kaq forcë, me përjashtim normalisht të 11 shtatorit 2001, atentatet në Paris dhe Bruksel, në Teksas dhe Florida, në Madrid dhe Londër, në Jeruzalem dhe Ankara, krimet etnike ndaj komunitetesh të tëra dhe për 1 001 mënyrat për të goditur homoseksualët, gratë dhe ata që ndërrojnë fe, në disa vende të hemisferës jugore.

Për yjet që reshtohen në Kampin e të Mirës, vulgaritetet e dukshme të Trump janë shumë më të padurueshme se sa mënyra se si grihen feministët dhe homoseksualët, ateistët dhe mendimtarët e lirë, disa mijëra kilometra larg vilave të tyre madhështore super të mbrojtura në Beverly Hills.

Megjithatë, pa u kuptuar por e sigurt, diçka është duke ndryshuar. Përballë ndërgjegjes së mirë të të privilegjuarve që mbajnë ndjenjat e tyre humane si gjerdan, shefi i kantierit Trump, nëpërmjet mesazheve në “Twitter” dhe takimeve të shpejta, është duke modifikuar sa hap e mbyll sytë peizazhin.

Nuk kalojnë as dy ditë pa dëgjuar që një kompani automobilistike do të ngrejë një uzinë në SHBA se sa jashtë saj apo që një prodhues kompjuterash do të spostojë fabrikat e tij në Amerikë, veprime këto që krijojnë mijëra vende pune dhe të ardhura për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe të gjitha këto para se kandidati republikan të marrë zyrtarisht funksionet. Le të kujtojmë se mbi fitoren e tij, më pak se një vit më parë, asnjë person nuk ishte i gatshëm të vinte bast edhe një qindarkë.

Gjithçka duket sikur po marrim pjesë në fundin e “soft power” të praktikuar, me pasojat që dimë që ka sjellur, për herë të fundit  nga Barack Obama. Vështirësitë e kohës, na pëlqen ose jo, kërkojnë një vullnet të hekurt dhe një riarmatim inteligjent që princërit që na qeverisin kishin haruar krejtësisht, si nga njëra anë e Atlantikut edhe në tjetrën.

Nëse “Hollywood” duhet të vazhdojë të jetë “peace and love” në gjithë qetësinë e tij, ai duhet të kuptojë se përtej disa limiteve nuk mund të vazhdohet.

Për ironi të fatit, do të jetë ndoshta, falë Trump, që Meryl Streep dhe të tjerët do të mund të praktikojnë, në gjithë sigurinë, jodhunën e tyre të konsideruar si një nga artet e bukura.

Please follow and like us: