Albspirit

Media/News/Publishing

“ROSSIJSKAJA GAZETA” – Trampi i quan “gjueti shtrigash” raportet për përfshirjen e Rusisë në pirateri informatike

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Tramp e quan “të gjithën një gjueti shtrigash”, e cila u shfaq në media, zhurmën e krijuar se Rusia gjoja ka kompromentuar të dhënat kompjuterike amerikane. “Fake news – e gjitha gjueti shtrigash politike”, deklaroi Trampi në llogarinë e tij në Twitter, duke shtuar se informacionet janë të paverifikuara. Pak para kësaj, CNN njoftoi se inteligjenca amerikane e ka informuar zotin Tramp se ndaj Rusisë nuk ka prova inkriminuese të natyrës personale dhe financiare. Materiali në dy faqe i është paraqitur presidentit të zgjedhur gjatë një konference me shërbimet e sigurimit lidhur me sulmet ruse në internet në Shtetet e Bashkuara. I njëjti informacion i është dhënë edhe presidentit Barak Obama dhe udhëheqësve të Kongresit. Në të njëjtën kohë, analistët amerikanë thonë se dokumenti më shumë është bazuar në të dhënat e një ish-agjenti të zbulimit britanik. CNN nuk pranon ta përshkruajë me hollësi por thotë vetëm se është konfirmuar autenticiteti i dokumentit, ndersa hollësitë nuk jepen për shkaqe etike të përfshirjes së britanikëve. Dokumenti thekson se Trampi për një kohë të gjatë ka pasur kontakte me Kremlinin, për “të mbështetur” një biznesmen, të paktën pesë vitet e fundit. Përveç kësaj, dokumenti përshkruan hollësi për argëtime të pretenduara seksuale të Trampit në një hotel rus.
Kryeredaktori Ben Smith i “BuzzFeed” nga doli së pari ky lajm pranon që saktësia e këtyre të dhënave nuk është konfirmuar, por ka arsye të forta për të dyshuar vërtetësinë e akuzave kundër Trampit dhe, për më tepër, gazetarët kanë gjetur edhe disa gabime faktike. Megjithatë, materialet janë publikuar. Smith e shpjegon këtë duke thënë se “amerikanët duhet të nxjerrin përfundimet e tyre në lidhje me akuzat ndaj presidentit të zgjedhur.” Shumë gazetarë, duke përfshirë edhe kundërshtarët të shquar të Trampit e kanë kritikuar ashpër këtë qasje të “BuzzFeed”.

Please follow and like us: