Albspirit

Media/News/Publishing

Parlamenti godet AMF, transparencë për shpenzimet dhe rishikim për tarifat

Parlamenti ka vënë me shpatulla për muri Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare (AMF) lidhur me shpenzimet dhe tarifat që ky autoritet aplikon për shpenzimet e veta. Në një rezolutë të miratuar nga parlamenti para një muaji kërkohet nga AMF vendosë rregulla të qarta dhe hartimin e buxhetit dhe dokumentimin e shpenzimeve të tij.

“Të hartohen rregulla të qarta për sa i takon hartimit të buxhetit dhe për mënyrën e parashikimit dhe dokumentimit të shpenzimeve të natyrës së përgjithshme, si dhe të rishikohen tarifat e aplikuara nga Autoriteti në funksion të shpenzimeve të domosdoshme për zhvillimin e veprimtarisë mbikëqyrëse, të kontrollit dhe të tjera të lidhura me to”, thuhet në rezolutë.

amf faksimile 1

Është hera e parë që parlamenti përfshin në rezolutat për institucionet e pavarura problematika që lidhen me shpenzimet dhe dokumentimin tyre nga një institucion.

Ndërhyrja e Parlamentit në këtë pikë përkon edhe me publikime të mëhershme në lidhje me shpenzimet dhe tarifat e larta që aplikohen nga autoriteti, shpenzime këto që shpesh nuk justifikojnë objektivat e AMF.

amf faksimile

Ndërkaq në rezolutë theksohet ndër të tjera edhe fillimin e operimit të platformave të tregtimit online, të dhënat për funksionimin e skemave të tilla edhe të palicencuara nga AMF-ja, si dhe shenjat e dhëna nga tregu për lindjen dhe shtimin e rasteve të emetimit të obligacioneve, të shoqërohen nga AMF-ja me reagime institucionale, me masa ligjore dhe fushata informuese mediatike për publikun, në lidhje me rriskun që mbartin këto lloj investimesh.

Qindra qytetarë kanë humbur paratë e tyre në skema të tilla vitin e kaluar ndërkohë që AMF nuk ka informuar rreth tyre.

Në vijim të kërkesës për rritjen e transparencës, Parlamenti i ka bërë sërish dush Autoritetit duke i kërkuar transparencë si me media ashtu edhe me publikun.

“Parlamenti i kërkon AMF ndjekjen e një një politike të hapur me qytetarët në rolin e investitorit, si dhe me median. Hartimi dhe respektimi i mekanizmave informues ligjorë e publikë, në mënyrë që të inkurajohet dhe rritet besimi i konsumatorit në rolin e AMF-së, nëpërmjet rritjes së efektshmërisë së funksioneve të AMF-së”, thuhet në rezolutën e miratuar nga parlamenti për AMF.

Po ashtu u kërkua nga AMF që të zbatojë rekomandimet e KLSH të cilat lidhen kryesisht me shpenzimet e AMF qe ishin ne qender te rezolutes.

Please follow and like us: