Albspirit

Media/News/Publishing

Zhduket personi që nxori dosjen për orgjitë e Trump, fjalët e fundit që u tha fqinjëve

Largohet pa gjurmë nga banesat e tij luksoze ish ­agjenti i MI6, Christopher Steele. Daily Mail raporton, se ish­ spiuni britanik është zhdukur pasi u bë e ditur se ai është autor i raportit sekret prej 35 faqesh kundër presidentit të zgjedhur në SHBA, Donald Trump. Raport, që u tha se përdoret nga Rusia për t’i bërë shantazh presidentit të ri amerikan.

Steele në panik e sipër ka lënë vilën e tij 1.5 milionë sterlina pasi ka frikë për jetën. Fjalët e tij të fundit, nga sa kujtojnë fqinjët ishte meraku për macen, që duhet ta linte në mirëbesim para se të zhdukej. “A kujdeseni dot për macen time?”, u ka thënë ai fqinjëve dhe ka ikur, tregojnë burime pranë fqinjëve, duke shtuar se ai ishte i tmerruar për sigurinë e tij.

Një fakt interesant është ai se Steele ka punuar për thuajse dy dekada në Moskë. Sipas hetimeve mbi të shkuarën e tij thuhet se ai ka punuar me spiunin e vrarë rus, Alexander Litvinenko. Raporti ka të dhëna poshtëruese për Trump, pasi thuhet se ekzistojnë materiale kompromentuese përfshirë video në skena seksuale skandaloze me prostituta në një hotel në Moskë, pikërisht në suitën ku ka fjetur presidenti në detyrë i SHBA, Barack Obama.

Raporti, sipas DM është i shkruar me gabime dhe në të thuhet se Trump shihte prostitutat teksa bënin shfaqjen e urinimit, e njohur edhe si ‘dushi i artë’, në suitën presidenciale në një hotel në Moskë. Në reagimin e tij Trump ka thënë se gjithçka është sajesë, dhe pas tij fshihej sulmi politik. Duke iu përgjigjur skenave me ‘dushin e artë’, Trump tha se është germofob (i fiksuar pas pastërtisë).

Please follow and like us: