Albspirit

Media/News/Publishing

Çerçiz Loloçi: Shqipëria dridhet, qeveria krihet

Image result for albspirit

 

Nuk ka dyshim se dimri i sivjetëm është nga më të rëndët në 30 vjetët e fundit, por ndryshe nga herë tjetër shqiptarëve iu ndodh një qeveri rilindëse që nuk e çan kokën për asgjë, përfshirë dhe acarin e gjithgjendshëm. Ajo gjeti rrugën më të lehtë me mbyllje shkollash dhe institucionesh arsimore dhe lau duart si Ponc Pilati me problematikat e tjera në të gjitha qarqet e vendit.

Kjo qeveri është mjaftuar vetëm me shfaqje televizive që i shkon për shtat shprehjes “fshati digjet dhe kurva krivet”, ndërsa nëse do të kishte një fije përgjegjshmërie duhet të ishte vetë ajo në alarm, institucionet më të drejtpërdrejta, madje edhe ushtria mund të vihej në gatishmëri numër një.

Kjo nuk ndodhi së paku për dy arsye: e para sepse është kabineti më i paaftë në 27 vjetët e fundit, por e dyta sepse ajo e ka rreshtuar veten si mbrojtëse të oligarkëve në të katër pushtetet dhe ‘armike’ të të gjitha shtresave të tjera të popullsisë.

Edhe pa dimrin e ashpër nëpër këmbë, kjo qeveri është parë duke bërë fasada në qendra qytetesh me emërtimin bashkëkohor “Rilindje urbane”, që në të vërtet është një mëmyrë moderne për të grabitur fonde publike dhe për ngulur dhe shkulur palma ku të mundet.

Por jo vetëm gjendje e brendshme ekonomike është nga më të rëndat, edhe aspekte të tjera të qeverisjes janë në ditën më të zezë. Tirana zyrtare, për shumë kohë është vlerësuar nga faktori euro-atlantik si instrument paqe në rajon, ndërsa aktualisht, për shkak të kësaj qeverisje, problem mjaft të mprehta ka me Serbinë, me Malin e Zi, me Maqedoninë e Greqinë dhe nuk kanë munguar krekosjet “majë plehut” edhe për shtetet që janë me peshë në vendimmarrjen europiane dhe botërore./alb-spirit.com/

 

 

Please follow and like us: