Albspirit

Media/News/Publishing

“RADIO CHINA INTERNATIONAL” – Gjuha e ashpër e administratës së re amerikane nuk e shqetëson Pekinin

Udhëheqja kineze deklaroi edhe një herë se shpreson që Shtetet e Bashkuara të mbajnë qëndrim të drejtë dhe objektiv mbi çështjet e lidhura me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze theksoi rëndësinë e respektit të ndërsjellë dhe të bashkëpunimit, pas deklaratave të ashpra që bëri para Senatit sekretari i ardhshëm i shtetit. Në dëshminë para Senatit, Reks Tillersoni tha se administrata e re duhet të bllokojë qasjen e Kinës në ishujt e fortifikuar në Detin Jugor.
Zyrtarët kinezë u kundërpërgjigjën se çështjet që lidhen me Detin e Kinës Jugore janë brenda sovranitetit të vendit dhe është e drejtë e Kinës të ndërmarrë çdo veprim të ligjshëm. Vendet e rajonit kanë arritur konsensus për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet negociatave dhe vendet jashtë rajonit duhet ta respektojnë këtë vendim, thuhet në deklaratë.

Please follow and like us: