Albspirit

Media/News/Publishing

Vendet që kurrë nuk do tu lejohet t’i vizitoni

Letrat e Michelangelos, lutja e  Henrikut VIII për prishjen e bashkëshortësisë dhe shumë dokumente tjera këtu e kanë gjetur vendin e vet dhe nuk besohet se ndonjëherë do tu mundësohet njerzve të rëndomtë që të ketë qasje.

Disa nga ato janë të mbështjellura me mistere, ndërsa deri tek disa nuk është e mundshme me depërtua. Një është e përbashkëta e tyre, pamundësia e vizitës, qasjes dhe shqyrtimit!

Varri i mbretit Qin Shi Huang

Me siguri keni dëgjuar për luftëtarët e popullarizuar prej terakote që e ruajnë varrezen mbretërore në Kinë. Deri më tani janë nxjerrë rreth 2.000 statuja të tilla të luftëtarëve, të cilat janë secila ndryshe nga tjetra dhe besohet se të tilla janë edhe rreth 8.000 që ndodhen nën tokë. Megjithate hulumtimet dhe gërmimet edhe më tej vazhdojnë dhe luftëtarët mund të shihen, ka mundësi që varri asesi të mos shihet, sepse kinezët respektojnë ritualet e tyre antike të ceremonive mortore-varrimeve. Për këtë meritojnë çdo respekt!

Shpella Lascaux, Francë

Ky kompleks i shpellave në jugperëndim të Francës është paraqitur në vzatimet e periudhës së paleolitit. Me fjalë tjera, vizatimet këtu qëndrojnë 17.000 vjet. Shpella është në listën e UNESCO–së si pasuri botërore dhe për tu ruajtur e mbrojtur si e tillë viteve të fundit është mbyllur për visitor.

Ishulli vullkanik Heard

Ky ishull vullkanik i takon Australisë, por është i vendosur shumë larg nga brigjet e këtij kontinenti dhe është një nga pikat më të largëta në rruzullin tokësor. Është oazë e vërtetë për kafshët sepse në këtë vend “lokacion” kanë gjetur pinguinët, fokat etj… Mirëpo, është interesant edhe për shkak se aty para dhjetë vjetëve është zbuluar se aty është vullkani aktiv. Ka qënë vërtetë atrakcion dhe shumë interesant të vizitohet, por për të mbërritur deri aty duhet lundruar më së paku dy javë nga ndonjë breg, deri në këtë ishull.

Ishulli i gjarpinjve, Brazil

Jo shumë larg nga Sao Paolo është i vendosur ky ishull që tërësisht e kanë të pushtuar shumë lloj të gjarpinjve helmues. Vlerësohet se janë rreth 4.000, por popullata lokale pohon se ka më shumë dhe se në çdo metër katror ka nga një gjarpër. Këtu qasje kanë vetëm shkencëtarët për hulumtimet e veta dhe ate çdo disa vjet.

Arkivat sekrete të Vatikanit

Të strehuar e të fshehur në thellësitë e murajeve të Vatikanit, është vështirë të besohet se këto dokumente ndonjëherë do të bien në dorë të njeriut të thjeshtë. Letrat eMichelangelos, lutja e  Henrikut VIII për prishjen e bashkëshortësisë dhe shumë dokumente tjera e kanë gjetur vendin në këto Arkiva sekrete të fshehura në thellësitë e murajeve të Vatikanit. (INA)

Please follow and like us: