Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet dosja sekrete: Trump i survejuar që në 1989, ka qenë gjithmonë i sigurt për fitoren Presidenciale

 

Mbërritja e Donald Trump në zyrën ovale, nuk ka qenë një rastësi. Ajo që do të ndodhë në datën 20 Janar, ceremonia e inaugurimit të tij si president i 45-të i ShBA duket se është planifikuar prej miliarderit kontrovers, shumë dekada më parë. Fakte të reja janë zbuluar, për synimet e Tramp për tu bërë njeriu më i fuqishëm i planetit.

Rreth 30 vjet më parë, Donald Trump kishte nisur të punonte dhe ishte i bindur se do të vinte një ditë që ai do ti fitonte zgjedhjet Presidenciale në SHBA. Ky fakt gjendet në disa dosjeve të zbuluara kohët e fundit, që kanë qenë të përgatitura nga policia sekrete e Çekosllovakisë, raporton “Associated Press. Ky shtet, tashmë i ndarë në dy të tjerë është shtëpia e gruas së parë së Trump, Ivana, një modele, atlete dhe biznesmenë që u bë nëna e tre fëmijëve të tij: Donald Jr, Ivanka dhe Eric.

Në këtë dosje, një vit para rënies së komunizmit në vitin 1989, gjendet një detaj që flet në lidhje me vizitën e vitit 1988 të Ivana Trump në vendlindjen e saj. Duket se që atëherë shërbimi sekret i Republikës së Çekosllovakisë, ka siguruar të dhëna nga Ivana Trump dhe familja, për ambiciet dhe planet e bashkëshortit të saj. Raporti tregon se Trump nuk ka pranuar të kandidonte për President në vitin 1988, pavarësisht presionit të dyshuar për ta bërë këtë sepse ai kishte menduar, se në moshën 42 vjeçare, ka qenë i ri për atë post. Nuk ka të dhëna se cilat ishin ato “forca” që e kishin shënjuar Trump, si president të ardhshëm të SHBA.

Por në këtë raport sekret thuhet se kjo tërheqje ishte e përkohshme dhe ai do të synonte të kandidonte në vitin 1996 në garën Presidenciale si i pavarur, kur do të ishte 50 vjeç.

“Edhe pse kjo duket si një utopi, Trump ishte i bindur se ai do të kishte sukses”, thuhet në raportin e policisë, në bazë të informatave nga një burim i papërcaktuar i cili kishte biseduar me babain e Ivana Trump, Milos Zelnicek.

Raporti është interesant, sepse në Shtetet e Bashkuara, kishte pak ose aspak të dhëna publike që Trump do ta konsideronte veten një kandidat për President, deri në një intervistë të vitit 1988 tek “The Oprah Winfrey Show”. “Unë kurrë nuk dua për të sunduar krejtësisht. Unë mendoj se do të fitoj. Unë nuk do të hyj për të humbur”, tha ai në emisionin e famshëm.

Gruaja e parë e Trump, Ivana Zelnickova ka lindur në vitin 1949 në qytetin Çekosllov. Ivana u bë një objektiv joshës për agjencinë e fuqishme të inteligjencës Çekosllovake të njohur si STB, menjëherë pasi ajo u martua me miliarderin amerikan.

“Sigurimi i Shtetit vazhdimisht i vëzhgonte qytetarët Çekosllovakët, që jetonin jashtë vendit”,  thotë Libor Svoboda, një historian nga Instituti për Studimin e Regjimeve Totalitare në Pragë. “Nëse ata do të vinin këtu, agjentë do ti ndiqnin ata. Ata kishin frikë se këta njerëz mund të punonin për agjencitë e huaja të inteligjencës. Ato përdoren qasje të njëjtë edhe ndaj të afërmve të tyre”, thotë historian.

Dosja specifike e STB mbi Ivanën, kishte një numër të regjistrit, por ai nuk është në dispozicion për publikun. Historianët besojnë se u shkatërrua. Por ka dokumente të tjera nga Shërbimi i Sigurisë në Pragë që tregojnë survejimin që ata i kanë bërë familjes Trump. Është kuptimplotë sidomos një fotografi, ku Ivana shfaqet me babait e saj në Shtetet e Bashkuara, e realizuar nga shërbimi.

Trump nuk ka udhëtuar në Çekosllovaki gjatë komunizmit, ndryshe nga fëmijët e tij, të cilët kalonin shpesh pushimet verore atje.

Për shkak të rëndësisë që i kishin dhënë, raportet e policisë sekrete përmbajnë informacione të detajuara rreth udhëtimeve të Ivana Trump në Çekosllovaki, duke përfshirë datat, numrat e telefonit që ajo ka marrë, njerëzit që ajo u takua, çfarë u diskutua dhe detaje të tjera. Një prej raporteve pretendon se çifti kishte nënshkruar edhe një kontratë paraprake për martesën sipas të cilës Donald Trump dëshironte të kishte të paktën tre fëmijë me Ivanën.

“Associated Press” ka vizituar arkivin në Pragë dhe mori kopjet e të gjitha dokumenteve në dispozicion rreth Ivana Trump. Disa prej tyre ka qenë gjithashtu të raportuara nga mediat çeke dhe gazeta gjermane “Bild”. Nga shumica e të dhënave del që Trump kishte planifikuar për të bërë historinë që po e nis në 20 Janar, që në vitin 1996 si kandidat i pavarur.

Please follow and like us: