Albspirit

Media/News/Publishing

Aktorët e Hollivudit në filmat kinezë

Interpretimi i aktorit hollivudian Matt Damon në filmin “The Great Wall” së fundmi në Kinë në rol protagonist, por dhe i Willem Dafoe në një rol të dorës së dytë janë vetëm një pjesë e aktorëve të Hollivudit në kinemanë kineze.

Regjizori i famshëm kinez Zhang Yimou nxorri një film të ri fantastiko-shkencor me titullin “Great Wall” (Muri i madh) ku përveç yllit kinez të filmit Andy Lau interpretojnë dhe aktorët e njohur hollivudianë.

Vitet e fundit ka ardhur duke u shtuar numri i aktorëve të dashur për fansat e filmit në mbarë botën, që interpretojnë në filmat e regjizorëve kinezë. Nga njëra anë është synimi i regjizorëve dhe producentëve kinezë që me praninë e aktorëve më në zë të ekranit të madh të rritin arkëtimet e filmave, por nga ana tjetër vetë yjet e Hollivudit i kanë kthyer sytë nga Kina, që ka një rritje marramendëse të industrisë së filmit. Për rrjedhojë aktorët, në kërkim të të ardhurave, por dhe roleve që kohët e fundit nuk janë të shumtë në Hollivud, presin me kënaqësi ftesat e regjizorëve dhe producentëve nga Kina.

Jason Bourne , njihet si i i pari aktor i famshëm perëndimor që ka interpretuar në një film kinez.

Por lista e tyre është e gjatë. Mund ta vazhdojmë atë me Adrien Brody dhe John Cusak që interpretuan në filmin “Dragon Blade”, i cili u mirëprit nga publiku në Kinë.

Filmi epik trajton temën e luftrave në lashtësi, ku një luftëtar kinez i interpretuar nga Jackie Chan takon një legjion romak, pjesë e të cilit janë dy aktorët hollivudianë, njeri prej të cilëve Adrien Brody, fitues i një çmimi Oscar.

Përveç filmave të gjinisë së dramës apo me aksion aktorë të njohur hollivudianë janë shfaqur dhe në filmat komedi të kineastëve bashkëkohorë kinezë.

Mjafton të kujtojmë komedinë “Big Shot’s Funeral” me regji të regjizorit, aktorit dhe skenaristit të njohur kinez Feng Xiaogang ku në krah të aktorit kinez Ge You, interpreton dhe aktori kanadez, Donald Sutherland.

Filmat aksion të regjizorëve kinezë janë të njohur për fansat e kësaj gjinie filmike. Kjo dhe për faktin se në to shfaqet mjeshtëria e arteve marciale të Kinës së lashtë si kung fu apo wuxia. Pavarësisht se pjesën më të madhe të aktorëve protagonist apo në role dytësorë në këto filma e zenë aktorët vendës apo dhe aktorë të tjerë aziatikë, në to interpretojnë dhe aktorë të Hollivudit. Njeri prej tyre është Scott Adkins I cili ka interpretuar në filmin Wolf Warriors.

Ky aktor është i njohur për publikun botëror për rolet e interpretuara në filmat “The Expendables 2”, “The Bourne Ultimatum” dhe “Dr Strange”.

Filmi “Wolf Warriors” trajton temën e një oficeri të forcave special kineze që lufton një bandë me mercenarë të huaj.

I njohur për amatorët e filmit, kryesisht atij me aksion, Jean-Claude Van Damme nuk ka munguar në filmat kinezë me aksion, njeri prej të cilëve është “Jian Bing Man”, prodhim i vitit 2015.

Mjaft mbresëlënës për publikun botëror, por dhe fansat e filmit në Shqipëri filmi “The Flowers of War”, i regjizorit të njohur kinez Zhang Yimou ka për protagonist aktorin e njohur hollivudian Christian Bale, krahas kastit të aktorëve kinezë në role kryesore dhe dytësore.

Për herë të parë në një film të përmasave të tilla trajtohet tema e Masakrës së Nankinit, të kryer nga pushtuesit japonezë në vitin 1937. Christian Bale interpreton rolin e një prifti amerikan I cili shpëton nga përdhunimi I ushtarëve japonezë një grup vajzash kineze.

Adrien Brody është preferuar nga regjizorët kinezë, pasi aktrimin e tij e gjejmë krahas aktorit tjetër të Hollivudit Tim Robbins në filmin kinez “Back to 1942” me regji të Feng Xiaogang. Ata interpretojnë rolin e një gazetari dhe të një prifti. Interesante është dhe pjesmarrja e Mike Tyson në trilogjinë “Ip Man 3”.

Në filmin fantastiko-shkencor “Gen-Y Cops” interpreton aktori hollivudian Paul Rudd,I rrethuar nga robotët, që nuk e zbehin pamjen e tij tërheqëse.

Ju kujtohet reperi Coolio, i famshëm në vitet 90-të sidomos për këngën e njohur “Gangsta Paradise”? Ndoshta nuk do ta besonit por ai ka interpretuar në filmin kinez “China Strike Force” krahas Mark Dacascos Madje ai interpreton rolin e një shpërndarësi droge, I cili quhet Coolio.

Në listë renditen dhe yje vërtet të mëdha të Hollivudit si Mel Gibson dhe Bruce Willis, të cilët bashkë me Adrien Brody-n kanë interpretuar në filmin “The Bombing”, I cili pritet të shfaqë premierën e tij në vitin2017. Pra janë 3 aktorë të famshëm hollivudianë në ekranin e madh të industrisë kineze të filmit. Ngjarjet e filmit vendosen në bombardimin e qytetit kinez ,Chongqing gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Prania e këtyre aktorëve në një nga prodhimet e vitit të ardhshëm të kinemasë kineze tregon se pjesmarrja e yjeve të Hollivudit në filmat kinezë pritet të shtohet. Kjo për faktin se industria kineze e filmit është në rritje dhe pritet që deri në vitin 2020 të tejkalojë dhe vetë Hollivudin.

Please follow and like us: