Albspirit

Media/News/Publishing

Fakte të mrekullueshme mbi “Moskën e Lindjes”

Qyteti i Harbinit, apo siç thirret nga disa “Moska e Lindjes” ndodhet në pjesën verilindore të Kinës, në kufi me Rusinë. Kur e vizitoni Harbinin apo kryeqendrën e provincës Heilongjiang mund të vini re një ndërthurje të arkitekturës kineze dhe asaj ruse.

Ai është një qytet romantik e i famshëm për skulpturat prej akulli e dëbore. Çdo vit në këtë qytet mbahet Festivali i Skulpturave të Akullit dhe të Dëborës dhe vizitohet nga miliona turistë nga vendi dhe bota.

Shumë nga arkitektura ruse ka mbetur edhe sot e kësaj dite dhe e para gjë tërheqëse në qytet është një shëtitje përgjatë Bulevardit Qendror ku spikat stili rus arkitekturor. Gjithashtu atje gjenden edhe shumë ndërtesa të ndërtuara sipas stilit europian, duke u bërë kështu edhe një nga qendrat tregtare më të populluara të qytetit.

Ka shumë arsye pse duhet ta vizitoni Harbinin, që nga stili arkitekturor rus deri tek tigrat siberianë.

Nga janari deri në mes të marsit, Harbini mbushet nga turistë të vendeve të ndryshme për të ndier ftohtësinë dhe magjinë e artit akullor dhe të dëborës në këtë qytet. Veçanërisht për ata turistë nga jugu, vizita në dimër në Harbin është një përvojë e veçantë. Në kët qytet temperatura shkon deri në 35 gradë celsius nën zero.

Krahas veprave artistike prej akulli e dëbore, në Harbin mund të shohim edhe shfaqjen e notit dimëror. Ndër amatorët e notit dimëror përfshihen të moshuar 80-vjeç dhe të rinj 20-vjeç.

Në dallim me krahinat e tjera kineze, të rinjve të Harbinit u pëlqen martesa në dimër.

Harbini cilësohet si “Moska e Lindjes” pasi në të ka shumë ndërtesa të stilit perëndimor duke përfshirë kisha dhe ndërtesa të tjera. Në këtë qytet mund të shijojmë edhe salçiçe të kuqe, birrë “Harbin”, riba (bukë e madhe) dhe shumë tjera.

Në lindje të Bulevardit Qendror, ndodhet Kisha Ortodokse Shën Sofia e cila është një nga pikat e referimit më e famshme në Harbin.

Ndërsa, shëtitja përgjatë lumit është interesante dhe argëtuese në çdo kohë të vitit, qoftë duke shëtitur me varkat e vogla të cilat jepen me qera në stinën e verës, qoftë duke u përpjekur për të bërë ski mbi akull në stinën e dimrit, atje ka edhe shumë aktivitete të tjera interesante për të mbushur orët e shëtitjes përgjatë tij.

Në qoftëse jeni të apasionuar pas kafshëve, atëherë ju mund të shkoni dhe të hidhni një sy në parkun Tigri Siberian, i cili ndodhet 15 km më në veri se Parku i Ishullit me plot diell. Atje gjenden qindra tigra siberianë dhe shumë kafshë të tjera.

Po t’i thuash një kinezi se ke në plan të shkosh me pushime në Harbin ata pa hezitim do të përgjigjen “Me gjithë mend e ke? Po atje bën jashtë mase ftohtë.” Megjithatë kolegia Eda Merepeza ka qenë atje dhe sot e ftojmë atë të na thotë disa përshtypje që i la ky qytet…

“Është kënaqësi e madhe të flasësh për Harbinin pasi është një nga qytetet e veçanta të Kinës, kshu do ta quaja nga përshtypjet e mia personale. E kam vizituar atë pikërisht në periudhën e Festivalit të Akullit dhe të Dëborës dhe sapo kam mbërritur atje temperaturat ishin mbi minus 20 gradë, por ishte një i ftohtë i thatë, pa lagështirë dhe ishte i përballueshëm për faktin se të sigurisht të gjitha ambjentet ishin tepër të ngrohta dhe më ka bërë përshtypje mjaft të mira, por në veçanti Festivali i Akullit dhe i Dëborës që është unik për këtë qytet. Kur sapo vizitova Harbinin më bëri përshtypje se sapo kalon pjesën e qytetit me ndërtesa të larta që ngjason me Moskën e Lindjes dhe për ndikimet që ka nga Rusia dhe nga Franca, por sapo kalon godinat e qytetit, bulevardin kryesor edhe brenda në qytet ka skulptura të shumta. Pra ti përgatitesh për këtë qytet të akullt. Në momentin që vjen lumi Songhua, i cili nga këto temperatura është i ngrirë aty kalohet me karroca me kuaj. Unë psh, hipa në një karrocë me kuaj dhe kalova në anën tjetër të lumit dhe pikërisht atje ka disa vila, hotele dhe atje zhvillohet Festivali. Në një pjesë është Festivali i Statujave prej Dëbore dhe në anën tjetër është prej Akulli. Vendasit na këshilluan që të shkonim pas drekës, që të fillonte dalëngadalë të binte mbrëmja dhe të errësohej, sepse statujat ishin me ndriçim dhe kjo ishte një gjë fantastike, akulli me ngjyra të ndryshme. Më bëri shumë përshtypje se në këto statuja shihje Kullën Eifel, Koloseun etj, që ishin të përmasave shumë të mëdha. Në mesin e vizitorëve shihje nga e gjithë bota, përfshi edhe vendasit.

E bukura është se në këtë zonë të festivalit ka edhe shumë çadra apo si tenda sespe është e pamundur që të rrish më shumë se gjysmë ore në këtë temperaturë të ulët ku shërbehet çaj apo lëngje të tjera të ngrohta.”

Please follow and like us: