Albspirit

Media/News/Publishing

Vetëm 8 njerëz posedojnë pasuri sa gjysma e të varfërve të botës

Tetë personat më të pasur në botë zotërojnë pasuri sa gjysma e popullsisë së varfër të botës. Ky është rezultati i një raporti të  Oxfam – një konfederatë ndërkombëtare e organizatave që merren me zhdukjen e varfërisë globale.

Sipas organizatës, rezultatet e tyre janë mbështetur në të dhëna të përditësuara që kanë dëshmuar se hendeku mes të pasurve dhe të varfëve është thelluar frikshëm.

Mes tetë personave më të pasur të botës është përfshirë Bill Gates, Mark Zuckerberg dhe Warren Buffett.

“Vetë mënyra se si janë ndërtuar ekonomitë tona dhe parimet e këtyre ekonomive na kanë çuar në këtë pikë ekstreme, të paqëndrueshme dhe të padrejtë. Ekonomia jonë duhet të ndalojë shpërblimin e tepruar të atyre që janë shumë të pasur dhe të fillojë të merret me të gjithë njerëzit”, thuhet në raport.

Sipas të njëjtit, për një ekonomi më humane duhen qeveri më përgjegjëse dhe më vizionare, që punojnë në interesin e punëtorëve dhe prodhuesve.

Please follow and like us: