Albspirit

Media/News/Publishing

Basha, veting për listën e re të deputetëve të PD

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi dje gjatë mbledhjes së kryesisë së PD se partitë e opozitës kanë firmosur sot një memorandum të përbashkët për zgjedhjet parlamentare. “Zbatimi i ligjit te dekriminalizimit, aksesi mediatik i barabartë, mospërdorimi i aseteve shtetërore në fushatë. Spikat votimi për votimin dhe numërimin elektronik”, tha kryetari i PD.

Nuk do të ketë më mundësi për të futur duart në kuti votimi pasi nuk do të ketë, gjithkush do të votojë për vete dhe jo për të tjerët, pasi votohet me gisht, shpjegoi Basha.

Shefi i opozitës tha se problemi më i madh është shitblerja e votës. Nëse socialistët kanë një propozim më të mirë atë herë le të propozojnë.

Lidhur me listën e kandidatëve të PD-së për deputet, Basha tha se ka bërë një propozim për t’u konsultuar me qytetarët, strukturat e PD, me të gjitha shtresat e qytetarëve, për të seleksionuar një liste me emra të panjollosur në komunitet, e cilësi të larta.

Për këtë do të ketë edhe një aplikacion në faqen e PD në internet. Ai tha se do të kryesojë listën ndërsa vetë lista do ti nënshtrohet një vetingu sipas praktikave më të avancuara amerikane. Do të ketë proces vetingu që shkon përtej vetingut për drejtësinë apo dekriminalizimin, pers të cilit do të sigurohet një listë dinjitoze përfaqësuese.

Kjo është një pikë kthese fondamentale, tha Basha për të eliminuar cdo njollë kriminaliteti , korrupsioni në listën e ardhshme të PD.

Basha njoftoi se nesër do të niset ne ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump duke patur ndërkohë edhe një axhendë të ngjeshur takimesh në Senat, Kongres dhe administratë, po ashtu edhe në Partinë Republikane amerikane.

Gjatë kthimit do të ketë takime në Bruksel dhe Berlin me homologët demokristianë gjermanë për të shtuar bashkëpunimin dhe asistencën e partitë në pushte në Gjermani për PD në prag të zgjedhjeve.

Please follow and like us: