Albspirit

Media/News/Publishing

Çahet rrethimi në Aeroportin e Rinasit

Rrethimi i aeroporit të Rinasit është çarë nga persona ende të paidentifikuar.
Rrjeta me të cilët është rrethuar aeroporti është prerë në disa vende të ndryshme.
Gjatë natës së 16 janarit, rrjeta është dëmtuar.
Ka qenë oficerët e Komisariatit të Rinasit të cilat kanë zbuluar dëmtimin e rrethimit mëngjesin e 16 janarit.
Rrjeta është dëmtuar në një gjatësi prej 1 metër dhe është prerë në disa vende të ndryshme.
Prej disa ditësh një firmë private po kryen punimet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit për të shtuar kabllot për kamera të reja që pritet të vendosen në perimetrin e aeroportit ndërkombëtar.
Dëmtimi i rrjetës mund të jetë bërë nga persona të cilët e shesin më pas atë për skrap.
Siguria e të vetmit aeroport ndërkombëtar që ka Shqipëria vihet përsëri në pikëpyetje, pas grabitjes spektakolare që ka ndodhur në 30 qershor të 2016-s. 6 muaj më parë një makinë hyrë në brendësi të aeroportit të Rinasit, grabiti një shumë të konsiderueshme parash të një banke të nivelit të dytë.
Grabitja në muajin qershor tregoi se siguria e aeroportit të Rinasit ishte në nivele të ulta, pasi autorët u futën në brendësi të pistës së avionëve, pa u vënë re nga punonjësit e sigurisë private të kompanisë ICTS e cila është përgjegjëse për perimetrin e sigurisë së aeroportit.

Please follow and like us: