Albspirit

Media/News/Publishing

Ofertë pune apo kërkesë seksuale /Duam pastruese të punojë nudo, paga mjaft e lartë

 

Në Britaninë e Madhe kërkohen femra “të gjitha moshave” që të punojnë si pastruese. Por njoftimi përfshin një detaj pikant.

Ato duhet të punojnë vetëm me dorashka dhe shapka, pa veshur asgjë në trup. Për këtë do të paguhen 45 paund për orë. Kompania londineze “Naturist Cleaners” ofron shërbimin e veçantë për klientët e saj.

“Ofrojmë tre shërbime. Klientët të rrinë nudo teksa pastruesja rri veshur, të dy të zhveshur, ose vetëm pastruesja zhveshur”, thotë njoftimi. Por puna ka rregulla strikte.

“Klienti nuk duhet të prekë kurrsesi pastruesen, nuk duhet ta ngacmojë apo të filmojë. Ai mund të mjaftohet vetëm duke parë, ndryshe do të paditet në bazë të kontratës”, thotë njoftimi i kompanisë. Kompania merr 20 paund në orë për këtë lloj shërbimi.

Please follow and like us: