Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA armatos Shqipërinë, 250 blinda “shpërblim” për ushtrinë

Rreth 70 blinda për transport strategjik priten të zbarkojnë në Shqipëri nga US ARMY (dërgesa e parë) dhe në muajt në vazhdim do vijnë dhe 180 të tjera.
blind-1Shqipëria do i paguajë Amerikës vetëm 15 milionë Euro për to, ndërsa pjesa tjetër vjen si shpërblim për punën e mirë dhe kontributin e Forcacve të Armatosura në misionet në Afganistan e më gjerë.
Kjo shifër e çon numrin total të blindave në Shqipëri në rreth 950 ose sa dyfishi i Serbisë.
blind-2Faqja në internet “Albanian Armed Forces” shkruan se përveç kësaj Shqipëria ka një kontratë 10 milion euro me Italinë për furnizimin e ushtrisë shqiptare me rreth 5000 armë automatike të kalibrit të NATO-s duke hequr kështu nga shërbimi kallashnikovët.
Burime të Ministrisë së Mbrojtjes konfirmuan dërgimin e 70 blindave të parë nga SHBA-të.

 

Please follow and like us: