Albspirit

Media/News/Publishing

Tronditet Viena, shpërthim i fuqishëm në parlamentin e Austrisë

VIDEO-FOTO/ Tronditet Viena, shpërthim i fuqishëm në parlamentin e Austrisë

Çatia e godinës së parlamentit të Austrisë është pushtuar nga flakët e zjarrit që ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të premteje. Por, flakët janë shuar shpejt dhe dëmet kanë qenë të kufizuara, siç njoftoi zëdhënësi i zjarrfikëseve të Vjenës, sipas Reuters, cituar nga Syri.net.

Ai tha se ishin qytetarët që njoftuan zjarrfikësit në orën 6 e gjysëm se flakë dhe tym po dilnin nga kulmi i ndërtesës neo-klasike në qendër të kryeqytetit të Austrisë, Vjenës.

“Meqenëse ne shkuam në ndërtesë me shpejtësi dhe me shumë forca, qemë në gjendje që ta shuanin shpejt zjarrit,” tha zëdhënësi duke shtuar se në dispozicion kishin qenë 17 makina.

“Unë do të thosha se dëmet nga zjarri ishin relativisht të vogla sepse zjarri ishte më shumë mbi çati sesa nën çati.”

Ndërtesa e parlamentit, e ndërtuar në shekullin e 19-të, është gati për t’u rinovuar por zëdhënësi tha se ishte ende herët për të folur se çfarë e shkaktoi zjarrin

Please follow and like us: