Albspirit

Media/News/Publishing

Betohet Donald Trump, zyrtarisht President i SHBA: Pushteti do transferohet nga Uashington DC tek populli

Donald Trump është betuar si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një ceremoni madhështore në Capitol Hill, ku marrin pjesë shumë personalitete, Donald Trump është bërë zyrtarisht Presidenti i 45-t amerikan.

Gjatë fjalës tij pas betimit, Presidenti Trump theksoi se data 20 janar 2017 do të mbahet mend si dita kur pushteti do të transferohet nga kryeqyteti Uashington DC tek populli amerikan.

“Së bashku do të vendosim kursin e Amerikës në përballje me sfidat. Sidoqoftë ceremonia e sotme ka një kuptim të veçantë sepse sot jo vetëm po transferojmë pushtetin nga një parti tek tjetra, por po transferojmë pushtetin nga Uashington DC tek ju, po ja kthejmë popullit.

Për një kohë të gjatë, një grup i vogël ka marrë frytet e qeverisjes ndërsa populli ka marrë pasojat. Politikanët janë pasuruar por fabrikat janë mbyllur. Triumfet e tyre nuk kanë qenë triumfet tuaja. 20 janari 2017 do kujtohet si dita kur populli do të bëhet drejtues i këtij vendi”, tha Presidenti i SHBA Donald Trump.

Para Donald Trump, u betua edhe zv/Presidenti i SHBA, Mike Pence.

Donald Trump pason në këtë detyrë Barack Obamën, i cili qëndroi në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 8 vite.

Lexo edhe

Please follow and like us: