Albspirit

Media/News/Publishing

Ky është betimi i Donald Trump si President

Presidenti i ri i SHBA merr për pak minuta mandatin e ri në zyrën presidenciale.

Betimi është i vetmi detyrim pjesë e inaugurimit, që administrohet nga kreu i Gjykatës Supreme në shkallët e ndërtesës së Kapitolit në Uashington.

Fill pas betimit te zv. Presidentit, Presidenti Trump do të bëjë betimin në biblën mbi të cilën u betuar edhe Presidenti Linkoln.

Që prej vitit 1937, çdo inaugurim është mbajtur më 20 janar në mesditë.

Presidenti do ta ngrejë dorën e tij të djathtë, dhe të majtën do ta vendosë mbi Bibël para kreut të Gjykatës Supreme, do ta thotë betimin.

“Unë Donald J Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”.

Please follow and like us: