Albspirit

Media/News/Publishing

Shkarkohet atasheu ushtarak i Shqipërisë në Ankara

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shkarkuar nga detyrua atasheun ushtarak në Ankara, Razije Mehmeti.

“Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve është informuar nga autoritetet shqiptare në rrugë diplomatike, për një ngjarje të papëlqyeshme të një familjari të atasheut ushtarak të Shqipërisë në Ankara, kolonel Razije Mehmeti.

Në dijeninë tonë, me marrjen e këtij informacioni, autoritetet shqiptare i kanë hequr pasaportën diplomatike duke lejuar autoritet italiane që të ndjekin procedurën për zbatimin e ligjit.

Shtabi i Përgjithshëm i FA ka propozuar dhe ministri ka miratuar kthimin e menjëhershëm të kolonele Mehmetit në atdhe dhe nxjerrjen e saj në dispozicion”, thuhet në njoftimin e Forcave të Armatosura.

Nuk jepen detaje të tjera, por burime të gazetës TemA bëjnë me dije se djali i Mehmetit është përfshirë në një ngjarje kompromentuese në Itali.

Please follow and like us: