Albspirit

Media/News/Publishing

Profesori i Harvardit Rick: Nëse Trump tërhiqet para Putin në mars, luftë në Kosovë

Thomas E. Ricks, profesor i universitetit të Harvardit dhe ish gazetar i disa mediave prestigjioze në botë, si Wall Street Journal dhe Ëashington Post, ka shkruar një opinion për revistën Foreign Policy, ku tregon se përse beson se në muajin Mars, Kosova do të përballet me trazira dhe do të përfshihet në luftë. Kjo sipas tij do të ndodhë sipas një plani që Vladimir Putini ka për të testuar Tumpin shumë shpejt dhe këtë gjë do ta bëjë pikërisht në Ballkan, posaçërisht në Kosovë.

Ricks, i cili ka qenë i atashuar pranë ushtrinë Amerikane si i dërguar i gazetës Washinton Post që nga viti 2000 deri në vitin 2008, thotë se dëshira e Trump-it për të shmangur konfrontimin me Rusinë do të ketë pasoja për disa vende, e sidomos për Kosovën.

Profesori dhe gazetari amerikan i specializuar për politikat e mbrojtjes, pasi shpjegon tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, sidomos ato me trenin, thotë se zgjedhja e Trump’it si president i SHBA-së, e ka vënë në pikëpyetje mbrojtjen e Amerikës ndaj Kosovës.

“Duke u bazuar në komentet e Trump-it për NATO’n si dhe afërsia e tij me Rusinë kanë bërë që të vihet në pikëpyetje mbrojtja e Amerikës për Kosovën. Veprimet e fundit të Serbisë në prag të zgjedhjeve të Trump-it, vështirë së mund të jenë rastësi. Duke e ditur se Rusia ka më shumë përparësi tani që Trump është zgjedhur president, Serbia mund të bëjë kalkulimet e saj, që Rusia do ta përkrahë në “mbrojtjen e serbëve” që jetojnë në veri të Kosovës”,- shkruan Ricks.

Gjithashtu ai e sheh si opsion të mundshëm faktin që Trump mund ta braktis Kosovën, si shkëmbim për të mos i rrezikuar marrëdhëniet me Rusinë.

“A do të jetë i gatshëm Trump të rrezikojë marrëdhëniet me Rusinë duke mos lejuar që trupat serbe të hyjnë në veriun e Kosovës? Ajo që është më  e mundshme në këtë situatë është, që administrata e Trump të jenë të gatshëm të braktisin Kosovën. Nëse trupat serbe do të hynin në Kosovë pa ndonjë ndalim nga SHBA-të, kjo do të shkaktojë kaos në NATO dhe frikë tek shqiptarët e Kosovës, për shkak se ata do të ndjehen se janë “pushtuar” nga Serbia si dhe të braktisur nga komuniteti ndërkopmbëtar”,- thotë Ricks, duke shtuar se kjo gjë mund të çojë deri në dhunë siç ka ndodhur edhe në Mars të vitit 2004.

Sipas Thomas Ricks, ky destabilitet në Kosovë ka gjasa të përhapet dhe të ketë pasoja të rënda për gjithë rajonin, veçanërisht në Maqedoni dhe Bosnje duke bërë që paqja në Ballkan të jetë shumë e rrezikuar.

Please follow and like us: