Albspirit

Media/News/Publishing

Albright: “Jam gati të regjistrohem si myslimane, për solidaritet”

 Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeline Albright, ka thënë se është e gatshme të regjistrohet si myslimane në solidaritet me ata që e praktikojnë fenë në Amerikë.

Kjo deklaratë e zonjës Albright vjen pas raportimeve se Presidenti amerikan Donald Trump është duke planifikuar të marrë masa ndaj imigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë u rrita si katolike, u bërë anëtare e Kishës anglikane dhe më vonë zbulova se familjen e kam hebreje. Jam gati të regjistrohem si myslimane për solidaritet”, ka shkruar Albright në Twitter, transmeton Koha.net.

Obama pritet të nënshkruajë një urdhër me të cilin ua ndalon hyrjen imigrantëve me origjinë nga shtatë shtete myslimane.

Albright edhe më parë ka thënë se do të solidarizohet me myslimanët, nëse Donald Trump i detyron ata që të regjistrohen.

“Nëse i detyroni myslimanët të detyrohen, ne do të regjistrohemi si myslimanë”, ka thënë Albright, në protestën e javës së kaluar “Woman’s March”. (r.m.)

Please follow and like us: