Albspirit

Media/News/Publishing

Kume: Disa nga alternativat si mund të realizohet votimi elektronik

Eksperti i zgjedhjeve, Kristaq Kume thotë në “Arena” të Dritan Hilës në rtv Ora News, se votimi elektronik është plotësisht i mundur, duke sqaruar edhe disa nga mënyrat se si mund të arrihet. Edhe aktivisti i shoqërisë civile, Gert Shella, mendon se nëse ka vullnet politik mund të bëhej edhe në zgjedhjet e qershorit.

Kume: Votimi online do të ndesheshim me të njëjtat situata që kanë ndodhur në vende të caktuara. Janë disa vende që kanë mbajtur një qëndrim të tillë. Ajo që duhet për mendimin tim për futjen e votimit elektronik është të kemi mirë të qartë se çfarë do të përdorim dhe çfarë presim dhe të shohim sa të mundshme e kemi për ta përdorur.

Në qoftë se me votim elektronik, në qoftë se përdorim duke gjurmuar gjurmët e gishtërinjve, është lehtësisht i realizuar. Kushti është që në regjistrin e shtetasve shqiptarë, informacioni që ka të bëjë me gjurmën e gishtit të mund të administrohet si i tillë. Në qoftë se është e mundur që për çdo qendër votimi të ketë një skedar me gjurmët e gishtërinjve, mjafton pajisja dhe gjithçka bëhet.

Në qoftë se me votim elektronik kuptohet që zgjedhësi të votojë nëpërmjet tach screen, është e mundshme për t’u bërë. Për të mbyllur shtigje që janë të hapura për të mos kontestuar edhe këtu mund të përdoren mundësitë e teknologjisë. Zgjedhësit mund të votojë me gisht dhe ta printojë fletën e votimit duke e hedhur në kuti. Këto mundësi janë të mundshme.

Shella: Për aplikimin duhet një lidhje kontrate dhe kompania sjell makina. Në qoftë se ka vullnet politika, mund të bëhet në këto zgjedhje. Gjej rastin të konstatoj edhe një paradoks. Çështja e numërimit të votës me makinë në sistemin e mbyllur do të ishte e komplikuar. Nuk do ta shmangte problemin e shitblerjes së votës./Ora News/

Please follow and like us: