Libri i sapobotuar në gjuhën angleze, në gusht të këtij viti, nga Ismail Kadare, “Twighlight of the Eastern Gods” (Muzgu i Perëndive të Stepës), është më në fund duke marrë mirenjohjen më të thellë dhe vlerësimin ndërkombëtar. Vlerësimi i fundit ka ardhur nga revista e respektuar “The New Statesman” nga Britania e Madhe. “The New Statesman” ne shkrimin e vet qe e sjell të titulluar “Një klimë e pabesë”: Vitet e ftohta të Ismail Kadaresë në Moskë (“A treacherous climate”: Ismail Kadare’s cold years in Moscow“) beson se Kadare ka mbetur i nënvlerësuar në botën anglishtfolëse për shkak të mungesës së gjatë të përkthimeve në gjuhën angleze të veprave të kontributeve të tij. Për më tepër, revista jep një përshkrim të detajuar të librit të tij duke iu referuar rezistencës psikologjike të Kadaresë kundër komunizmit gjatë Luftës së Ftohtë.