Albspirit

Media/News/Publishing

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Pentagoni e siguron Kosovën! FSK të bëhet ushtri!

1. Për këdo të shqetësuar dhe të interesuar, po ndaj bashkëlidhur ri-konfirmimin e qëndrimit të shprehur nga z. Mattis, Sekretar i Mbrojtjes së SHBA:

“@!! Kosova = modeli i qasjes/ndërhyjes së SHBA në situata ndërkombetare…
NATO = rol themelor për sigurinë e Kosovës, dhe do të qëndrojë në Kosovë deri sa të jetë e nevojshme !!@!!”.

2. Mësazh më se i qartë, shumë i drejtpërdrejt, prove e gjallë e vizionit, interesave gjeostrategjike dhe qëndrimit të pakompromis të SHBA = që meriton jo vetëm BIG LIKE por MIRËNJOHJE e pakufishme; si dhe në vënd të qasjeve prapagandistike, zhvillimin e përgjegjshmërive institicionale për ri-vitalizimin e sistemit, projekteve dhe kapaciteteve efiçente për sigurinë dhe mbrojtjen mbarë-Kombetare !

3. Në shtesë, si një dëshmimtar-teknik i mbështetjes të SHBA në udhëtimin e RSH drejt antarësimit të plotë (nënëshkruar në Shtator 2013) po ndaj me Ju kujtesën dhe respektin e thellë për kontributin e mirënjohur të “Gjeneralit-gjenerator të reformave”James N. Mattis, ish-Komandant i NATOs për Trasformimin!

God bless the strategic partnership between USA and Albania!

Ju uroj një fundjavë sa më të këndshme,

sinqerisht,
Piro Ahmetaj

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, James N. Mattis ka theksuar se NATO do të qëndroj në Kosovë për aq sa ka nevojë.

Ai këto komente i ka bërë në një raport me shkrim që e ka përgatitur për Senatin, raporton Gazeta Blic.

Në këtë raport, sekretari i mbrotjes amerikane thekson se FSK duhet të shndërrohet në ushtri.

Ai e ka mbështetur dialogun Prishtinë- Beograd derisa ka shtuar se, njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raporton Gazeta Blic.

Në vazhdim i gjeni përgjigjet me shkrim të sekretarit të mbrojtjes për Senatin, ku flet për Kosovën, që janë përkthyer dhe përshtatur nga Gazeta Blic:

* Përafërsisht 650 trupa amerikane kanë mbetur në Ballkan si pjesë e KFOR-it, i cili së pari u vendos në vitin 1999, dhe sot përbëhet nga një personel prej 4.600 pjesëtarve nga 30 shtete.Çfarë përpjekjesh të mëdha mendoni se kërkohen në mënyrë që të reduktohet edhe më shumë apo të eliminohet prezenca e SHBA-së dhe NATO-s në Kosovë?

 

James N. Mattis: Kosova është një shembull se çfarë ndodh kur komunteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Amerika, angazhohet për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj.

Në përgjithësi, do të rekomandoja reduktimet konform me situatën e sigurisë në terren, por mënyra si e kuptoj, është se aktualisht, KFOR-i është vendimtar në sigurimin e stabilitetit në rajon.

Për më tepër, para se të jetë i arsyeshëm reduktimi i prezencës së trupave ushtarake amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale, një zhvendosje e cila do të kërkonte ndryshime kushtetutore me mbështetje parlamentare.

*Sipas mendimit tuaj, a mund të luajë Bashkimi Europian një rol më të rëndësishëm në Kosovë?

James N. Mattis: Po. Përpjekjet e BE-së janë esenciale në zhvillimin ekonomik dhe politik në Kosovë si dhe për stabilitetin e saj, dhe përfshirja më e madhe e saj duhet të inkurajohet.

Ajo tashmë luan një rol të rëndësishëm në Kosovë duke udhëhequr normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut Beograd-Prishtinë. Dialogu lejon të dy shtetet të ecin para me plane për anëtarësim në BE, me mirëkuptimin se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit.

Gjithashtu, Bashkimi Europian ndihmon duke kontribuar në stabilitetin e Kosovës përmes Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit.

(Marrë nga faqja zyrtare në FB)

Please follow and like us: