Albspirit

Media/News/Publishing

Jeremy Corbyn: Duhet t’ia ndalojmë Trump-it hyrjen në Britani të Madhe

Lideri i Partisë Laburiste në Britani të Madhe, Jeremy Corbyn, ka thënë sot se presidentit amerikan, Donald Trump, duhet t’i ndalohet hyrja në Britani të Madhe gjatë vizitës së tij derisa vendimi i tij për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA myslimanëve nuk hiqet nga fuqia.

Ai ka thënë se kryeministrja britanike Theresa May nuk duhet ta përkrahë Donald Trump-in derisa të qartësohet se qeveria e tij në fakt do t’i mbrojë të drejtat dhe liritë themelore dhe ligjet, transmeton Express.

May e ka ftuar Trump-in për një vizitë në Britani në emër të Mbretëreshës.

“A është e drejtë që të përkrahet dikush i cili e ka përdorur gjuhën e vet të tmerrshme gjatë fushatës elektorale, sulmet e tmerrshme ndaj myslimanëve dhe pastaj idenë absurde për të ndërtuar një mur me fqinjin më të afër?” ka pyetur Corbyn.

Please follow and like us: