Albspirit

Media/News/Publishing

Lajm i mirë nga Google Chrome, tani punon më shpejt

Google ka njoftuar se ka punuar me Facebook dhe Mozilla për të bërë që faqet në Chrome të hapen dukshëm më shpejt në versionin desktop dhe për celular.

Sipas të dhënave të Google, hapja e faqeve me versionin e fundit të Chrome tani është rreth 28% më e shpejt.

Zakonisht kur kërkoni ta hapni një faqe, shfletuesi bën qindra kërkesa në rrjet vetëm për të parë nëse imazhet dhe burimet e tjera të kapura herën e parë janë ende të vlefshme në faqe.

Facebook dhe faqet e tjera, sipas Google, tani hapen 28% më shpejt.

Please follow and like us: