Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazh për Putin: Britania dërgon luftanijen më të fuqishme të mbretërisë pranë Rusisë

 

Luftanija më e fuqishme britanike është duke lundruar në Ukrainë, shumë pranë Rusisë. Mbrëmë vonë,  Sekretari britanik i  Mbrojtjes, Michael Fallon tha se ky ishte një “mesazh i qartë se ne jemi të angazhuar për mbrojtjen e demokracisë në të gjithë botën dhe mbështesin sovranitetin e Ukrainës”.

Luftanija është e pajisur me raketa për të shkatërruar avionë luftarakë.

Ajo do të jetë e shoqëruar nga një nëndetëse bërthamore  për të frenuar kërcënimet nënujore.

Anija do të çojë një grup pune të posaçëm të NATO-s  në një ushtrim të  projektuar për të “treguar forcën”, ndërkohë  që viziton vendet e rajonit, duke përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë.

1 / 4

 

Lexo edhe

Please follow and like us: