Albspirit

Media/News/Publishing

Reagon PD: Përfaqësimi shqiptar në qeverinë e re në Maqedoni, arritje për komunitetin shqiptar

Partia Demokratike ka reaguar e para nga “politika” në Shqipëri për arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni.

Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat, thekson se fakti që Nikola Gruevski i VRMO-së pranoi platformën e partive shqiptare, është një arritje për komunitetin shqiptar në Maqedoni.

Sipas marrëveshjes, gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni. Sipas PD-së, prania shqiptare në qeverinë e re të Maqedonisë është garanci për një proces të qëndrueshëm të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Sipas kësaj marrëveshjeje, BDI do të ketë 8 ministri.

Në deklaratën e PD-së thuhet me bindje se e djathta do të fitojë zgjedhjet parlamentare më 18 Qershor, dhe si qeveri e re e Shqipërisë, Partia Demokratike “Do të jetë një partnere serioze për të realizuar projektin madhor të integrimit euroatlantik të rajonit tonë si një rrugë e sigurtë e forcimit të paqes e stabilitetit në të”.

Please follow and like us: