Albspirit

Media/News/Publishing

Refugjatët më të famshëm të historisë

E gjithë bota ka dalë kundër urdhrit të presidentit amerikan Donald Trump për pezullimin e përkohshëm të hyrjes së refugjatëve dhe emigrantëve në SHBA nga disa vende të caktuara me shumicë myslimane.

Për të kundërshtuar vendimin absurd të Trump, mbase duhet të bëjmë një hap pas, në të shkuarën, kur personazhe të një kalibri si Abrahami, Jezusi, Frojdi, Mark Shagal e shumë të tjerë, e gjetën veten të zhveshur nga çdo e mirë, nga çdo rol e u detyruan të bënin një jetë prej refugjati.

97b79152ea7e41769bdb5c5cd92d4bab

Përgjatë viteve kanë qenë të shumtë intelektualët, muzikantët dhe shkencëtarët që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës dhe persekutimit.


1- Babai i Steve Jobs

Screenshot_1

Në këto kohë shpesh citohet shembulli i Steve Jobs, themeluesit të Apple që vdiq në vitin 2011. Jobs ishte djali i një emigrant sirian që u transferua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1950 për të studiuar. Abdul Fattah Jandali lindi në vitin 1931 nga një familje e pasur në Homs, qytet sirian që tani është shkatërruar nga bombardimet dhe është një nga qendrat më të sulmuara nga lufta civile në Siri.

2- Zigmund Frojd

freud_1

Babai i psikoanalizës ishte me origjinë hebreje. Kur në vitin 1928 Austria, vendi në të cilin jetonte, u aneksua nga Rajhu i Tretë, për Frojdin filluan problemet. Atij iu lejua të largohej nga Gjermania, pas pagesës së taksave. Iu hoq nënshtetësia austriake dhe mbeti pa shtetësi. I shoqëruar nga gruaja e tij Marta dhe vajza Ana u nis për Londër, ku mori statusin refugjat politik.

3- Ajnshtajni

einstein_1

Babai i relativitetit ishte një viktimë e persekutimit nazist si një hebre. U akuzua për tradhëti nga Rajhu dhe u detyrua të largohej. Kur Hitleri erdhi në pushtet në vitin 1933 u transferua në fillim në Belgjikë, më pas në Britaninë e Madhe dhe në fund në Shtetet e Bashkuara. Disa nga të afërmit e tij u vranë në shenjë hakmarrjeje. Sëbashku me gruan e tij, punoi shumë për të ndihmuar refugjatët e tjerë.

4- Izabel Alende

isabelle-allende_1

Mbesë e presidentit kilian Salvador Alende, pasi xhaxhai i saj u rrëzua nga një grusht shteti i Pinochet në vitin 1973, shkrimtarja filloi të marrë kërcënime për vdekje dhe u vu në shënjestër nga regjimi. Ajo vendosi të transferohet në fillim në Venezuelë dhe më pas në SHBA ku jeton dhe sot nga viti 1985. Novelat dhe romanet e saj, të përkthyer në të gjithë botën, shpesh flasin për përvojën e saj të mërgimit.

5.- Aung San Suu Kyi

aung-san-suu-kyi_1

Vajzë e gjeneralit Aung San, një prej politikanëve kryesorë të Burmas, pas vdekjes së të atit, ndoqi mamanë e saj Khin Kyi në udhëtimet e saj. U diplomua në Britaninë e Madhe dhe studioi në Nju Jork. U kthye në Burma në vitin 1988 dhe u arrestua nga regjimi i gjeneralit Saw Maung. Iu ofrua një mundësi për të kërkuar azil por refuzoi. Në vitin 1991 fitoi Çmimin Nobel për Paqen. Në vitin 2010 u lirua.

6- Marc Chagall

marc-chagall_1

Piktori bjellorus i lindur në Francë ishte me origjinë hebraike. Për këtë arsye u persekutua nga regjimi i carit. Pasi u bë i njohur si artist, ai u largua nga Shën Petersburgu për t’u stabilizuar në Paris. Gjatë pushtimit nazist të Francës, Chagall u largua edhe nga Parisi. Për një kohë u fsheh në Marsejë dhe më vonë u transferua në SHBA.

7– Xhorxh Ueah

Screenshot_3

Xhorxh Ueah lindi në një lagje të varfër në Liberi më 1 tetor 1966. Ueah luante futboll në ligën gjysmë-profesionale në Afrikë deri në moshën 21-vjeçare. Pas trazirave të shumta ai u zhvendos në Francë. Kur arriti në Milano dhe u vesh me fanellën e Milanit ai tha: “Unë jam një qytetar francez, por me kombësi nga Liberia. Jam në Itali për të përfaqësuar vendin tim dhe Afrikën, si dhe për të ndihmuar lojtarët e tjerë afrikanë të vijnë të luajnë këtu”. Ueah u bë një figurë humanitare për vendin e tij, dhe luftoi për të drejtat e njerëzve në Afrikë. Në vitin 2004 shpalli kandidaturën e tij për president në Liberi.

8- Nadia Comanenci

Screenshot_2

Është konsideruar si një nga atletet më të mëdha të shekullit 20. E rritur nën regjimin komunist të Çausheskut, Nadia thotë: “Ne monitoroheshim vazhdimisht nga shërbimi sekret, kështu kam mësuar të mos i shfaq emocionet e mia”. Në vitin 1989 u largua nga Rumania për të shkuar në Amerikë. Me 6 gjimnaste të tjera, përmes Hungarisë dhe Austrisë përfundoi në SHBA. “Atë natë nuk përshëndeta as nënën time, e frikësuar se mos pësonte atak në zemër,” tregoi ajo.

9- Rudolf Nureyev

Rudolf-Nureyev_1

Rudolf Nureyev, lindi në Rusi në vitin 1938, kërkoi azil politik në Paris. Në vitin 1955 mori pjesë në shkollën prestigjioze të kërcimit në teatrin Kirov të Leningradit dhe 3 vjet më vonë u pranua në një kompani. Gjatë një turneu në Europë, si shumë artistë të tjerë patriot, kërkoi azil politik në Francë, për të shpëtuar nga regjimi shtypës sovjetik dhe imponimet e tij. Rusia i rihapi dyert në vitin 1989. I sëmurë prej kohësh nga SIDA, balerini i madh vdiq në një spital në Paris në vitin 1993.

10- Miriam Makeba

Screenshot_4

E filloi karrierën e saj si këngëtare në vitin 1952 si vokaliste me Manhattan Brothers. Paraqitja e saj në dokumentarin “Rikthehu Afrikë”, bëri që qeveria e Afrikës së Jugut t’ia hiqte nënshtetësinë. Kështu jetoi për 30 vjet si qytetare e botës. Në vitin 1963 dha një dëshmi para OKB-së dhe në vitin 1968 vendosi të lërë Shtetet e Bashkuara për t’u transferuar në Guinea./ Corriere/

Please follow and like us: