Albspirit

Media/News/Publishing

Ariana Grande e John Legend risjellin këngën legjendare të Celine Dion “Beauty and the Beast”

Ditën e djeshme është publikuar trajleri i ri i filmit të shumëpritur “Beauty and the Beast” me aktorë Emma Watson dhe Dan Stevens. Ndërkohë që filmi pritet të shfaqet në sallat e kinemave botërore më 17 Mars, vëmendje të madhe ka tërhequr edhe kolona zanore.

Celine Dion dhe Peabo Bryson kanë kënduar për herë të parë “Beauty and the Beast” në vitin 1991, në kohën kur doli filmi vizatimor me historinë e bishës që dashurohet me bukuroshen.

Ndërkohë sot, 26 vjet më vonë, Ariana Grande dhe John Legend kanë bashkuar vokalet e tyre të mrekullueshëm për të sjellë këngën në versionin e ri.

Kjo nuk do të jetë e vetmja këngën e zgjedhur si kolonë zanore. Më parë është bërë i njohur lajmi se Celine Dion është duke regjistruar një këngë të re me titull “How Does a Moment Last Forever”, për nevojat e filmit.

Please follow and like us: