Albspirit

Media/News/Publishing

Emrat e intelektualëve dhe artistëve që ishin nën survejim

“Gazeta Shqiptare” publikon dokumentin “Tepër sekret” të Sigurimit të Shtetit të vitit 1978, i nxjerrë para pak kohësh nga arkivat e shtetit shqiptar, ku një listë me rreth 315 intelektualë, pjesa më e madhe e tyre, emra mjaft të njohur të artit, kulturës, skenës, ekranit dhe letrave shqipe ishin vënë në ndjekje nga shërbimet sekrete të diktaturës, duke u survejuar hap pas hapi për veprimtarinë e tyre.
Dosja është “Ekzemplar i vetëm” – “A res. personal” dhe mban datën 16. 08. 1978. Kjo dosje që mban firmën e ish-zëvendësdrejtorit të Punëve të Brendshme, Zef Loka përmban listën me emrat e 315 intelektualëve të kryeqytetit që ndiqeshin nga Sigurimi.
Lista ndodhej në dosjen e punëtorit operativ që ka shërbyer në një periudhë të caktuar kohe, i cili për shkak të transferimit të tij në një detyrë tjetër, ia ka dorëzuar atë kolegut pasardhës.
Dosja përmban një listë e gjatë ku figurojnë rreth 315 emra intelektualësh, të skenës, ekranit, artit, kulturës dhe letrave shqipe, ku midis tyre janë edhe mjaft personalitete të shquara si: Elena Kadare, Vaçe Zela, Rikard Ljarja, Marie Kraja, Robert Ndrenika, Adelina Mamaqi, Margarita Xhepa, Vasillaq Vangjeli apo Arben Imami, etj., ishin objekt survejimi dhe ndjekjeje nga organet e Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumenti është nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar dhe mban siglën “Tepër sekret”, i përket vitit 1978.
Lista e 315 intelektualëve është e kategorizuar në disa grupime, si p.sh: “Persona të regjistruar që i përkasin Drejtimit të Kundërzbulimit”, “Persona që i përkasin drejtimit të Grupimeve Kundërrevolucionare”, etj.
Ky dokument është 100 % autentik dhe është një nga dokumentet e asaj periudhe, pra të para viteve ’90, kur ka funksionuar arma jonë e Sigurimit të Shtetit. Ky dokument ka të bëjë me dorëzimin e marrjen e detyrës nga dy funksionarë të Sigurimit të Shtetit dhe si i tillë, pra në këtë kontekst kohor, ai duhet parë për kohën kur bëhet fjalë aty.

Dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit

 

MIRATOHET

Zëvendësdrejtori i Punëve të Brendshme, Zef Loka.

“A res Personal”
Ekzemplar i vetëm.
Tiranë, më 16. 08. 1978

PROCESVERBAL
I mbajtur më datë 4.8.1978 për dorëzimin e materialeve të sektorit të Institucioneve të Larta të Artit e të Kulturës nga punëtori operativ …, në prezencë të shefit të seksionit të V-të …, dhe i seksionit përgjegjësi …

V. Dosari informativ dorëzo het duke pasur të regjistruar personat si më poshtë:

A- Persona të regjistruar që i përkasin drejtimit të kundërzbulimit
Thoma Petro Afezolli

Tom Nikollë Mahmuti
Ndoc Gora
Ndrek Lul Luca
Dionis Gjergj Bubani
Shefki Mustafa Shkodra
Nuri Jusuf Hamzaraj
Hanie Mera
Koço Spiro Zbogo
Thanas Harallamb Papadhopulli
Gjergj Pjetër Mazreku
Saim Haki Kokona

Ermal Sadik Kaceli
Kristina Rako Ligori
Timoleo Pavllo Flloko
Isuf Ferik Spahiu
Thanas Vlash Papa
Lili Shemshedin Vendresha
Edlira Zyhdi Topçiu
Mina Llazo Shagla
Mira Cefo Gjoni
Margarita Kristo Kristidhi
Petraq Isak Papajani
Nadia Rako Pashai
Mira Mihal Miho
Ndrek Palok Shkjezi
Ramazan Abdurrahman Hysa
Brunilda Anesti Fundo
Robert Petro Ndrenika
Vladimir Fejzo Kasa
Ibrahim Dervish Tukiçi
Rikard Karl Ljarja
Konstantin Pano Martiniani
Hasan Halim Karagjozi
Nihat Zihni Uruçi
Haki Katroshi
Faik Islami
Sali Abdyl Shijaku
Margarita Xhepa
Brixhita Xhepa
Irena Gjergo
Tonin Pici
Eduard Zef Agostini (Hila)
Diana Ramazan Diamanti
Lorenc Zadrima

B- Persona të regjistruar që u përkasin grupimeve kundërrevolucionare
Tonin Luigj Kroniqi
Stefan Gjon Hajmeli
Limoz Hulusi Dizdari
Roza Nikoll Anagnosti (Xhuxha)
Mërkur Saliko Bozgo
Skënder Jovan Morcka
Tonin Harapi
Natasha Petro Lako
Saimir Omer Kumbaro
Manushaqe Muhin Coçoli
Keti Ciko
Bardhyl Fico
Vasil Thoma Melo
Shpresa Neshat Nishani
Xhovalin Gjon Doko
Shpresa Mysliu
Thoma Pandi Nova
Orhan Hajati Bega
Vladimir Ligor Prifti
Syrja Xheladin Roi
Fatos Toli Arapi
Sulejman Halil Mato
Harallamb Pasko
Luigj Zef Mazi
Ylli Tefi Tako
Pleurât Fahri Sula
Helena Kadare
Marie Kraja
Abdulia Emin Cangonji
Zina Kol Paskali
Izmini Kokobobo
Lazër Nush Gjoka
Adelina Rahmi Mamaqi (Nova)
Grigor Sterip Harizi
Maksim Dashi
Petrit Ndroqi
Perikli Jorgoni
Vasillaq Vangjeli
Kujtim Farka
Qenan Emin Toro
Valter Zenel Qorri
Kujtim Abaz Shehu
Fadil Rama
Gjinovefa Voci
Lazër Vlashi
Loni Thoma Papa
Luan Njazi Myftari
Abdurrahman Buza
Liljana Mustafa Cingu
Ramadan Asllan Karanxha
Zeqir Kadri Sulkuqi
Gani Jako Xhango
Maksim Mihal Kopali
Yllka Mustafa Mujo
Liri Kadri Brahimi
Hysen Sulejman Sala
Ilia Sotir Petropulli
Pirro Kosta Mani
Tomorr Nuri Meçe
Sotira Argjir Dhina (Gjymshana)
Xhovalin Lin Shestani
Hysen Mendo Koçi
Tonin Sinan Shiroka
Ermelinda Kol Pema (Paparisto)
Feim Hasan Ibrahimi
Mustafa Beqir Krantja
Petro Spiro Zheji
Zamira Zihni Berati
Diamanta Zihni Berati
Lefter Thanas Zhulla
Nikolla Lefter Velço
Granit Bexhet Kamberi
Osman Hamza Kuriçi
Kristaq Llambi Katundi
Roza Sami Çuçi
Agim Selim Thomanaj
Sali Rexhep Brari
Arqile Ndini
Demokrat Shahini
Qemal Osmanagaj
Pleurat Dervishi
Agim Qirjaqi
Shkëlqim Zyhdi Basha
Alfons Kol Gurashi
Dhimitër Anagnosti
Vaçe Zela
Ermir Qamil Grezda
Filip Ndreko Lena
Arben Fahri Imami
Fatbardh Hasan Smaja
Ilir Gjergj Shkurti
Ardian Qazim Cerga
Nikolin Luigj Gurakuqi

C- Persona që i përkasin drejtimit të ekonomisë
Zyhdi Tahir Fortuzi
Besnik Bardhi
Viktor Shiroka
Antoneta Mark Elezi

D-  Dorëzohen procesverbalet e asgjësimit të materialeve të fashikullit si më poshtë: Procesverbali datë 18. 11. 1973, datë 4. 8. 1975, 15. 7. 1976 dhe 16. 1. 1977.

E- Dorëzohet dosja e drejtimit të artit dhe të kulturës me dy fashikuj dhe materiale sipas fletë-inventarit të secilit fashikull.

E- Dosja agjenturale “Aven turieri” me një fashikull dhe me dokumente sipas fletë-inventarit.

F- Dorëzohet:
1- Dosja hetimore për vjedhjen e radiostacionit të Kamzës.
2- Për përvetësimin e pasurisë socialiste nga Z. T.
3- Për qëndrim të pakujdesshëm ne detyrë, si dhe për humbjen e një filmi dokumen-
tar nga magazinat e spedicionit në dëm të Kinostudios.
4- Dosje hetimore mbi magazinierin e radio-televizionit P. D., për dalje deficit dhe pakujdesi
në detyrë. Dosjet më lart janë të gjitha të pezulluara.
5- Dosja e kërkimit të autorit të letrës anonime me pseudonimin “Biçimi”.

Punëtorët operativë,
Marrësi…
Dorëzuesi…
Shefi i seksionit V …
Shefi i seksionit të përgjithshëm…
20. 10. 1978.

Për më shumë mund të lexoni edhe pjesën e parë të dosjes duke klikuar në linkun e mëposhtëm …

/web/DOSJAESIGURIMIT_T_SHTETIT_Emrat_e_315_intelektualeve_dhe_artisteve_qe_ishin_nen_survejim_2992_1.php

Please follow and like us: