Albspirit

Media/News/Publishing

Akuzat e Prokurorisë, Ambasadori Lu takohet me Nishanin

 

Pas akuzave të rënda të Prokurorisë së Përgjithshme, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu është takuar me Presidentin Bujar Nishani. Takimi u zhvillua në godinën e Presidencës. Më herët gjatë ditës, Nishani priti në takim edhe kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ka qenë ambasadori Lu që akuzoi direkt Llallën se është kundër reformës në drejtësi. Më pas, Prokuroria e Përgjithshme reagoi për mediat duke e quajtur ambasadorin Donald Lu se po punon për interesa të Sorosit dhe po shantazhon Prokurorinë. Në këtë aspekt, kryeprokurori Llalla i ka dërguar edhe një letër Presidentit Bujar Nishani.

Disa media pranë Qeverinë raportuan se pas takimit të paradites me Adriatik Llallën, Presidenti Nishani refuzoi të takonte ambasadorin amerikan, por rezulton të jetë tërësisht i pavërtetë.

Please follow and like us: