Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori Lu ‘tronditi’ politikën shqiptare, vërshojnë mesazhet e falenderimit: Do hysh në histori!

Një falenderim paksa i veçantë ka shkruar në adresë të ambasadori amerikan Donald Lu, nga avokat Spartak Ngjela, i cili së fundmi është angazhuar në një mision të rëndësishëm, atë të kërkimit dhe mbrojtjes me të madhe të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Ngjela i jep mesazhin diplomatit amerikan, se kjo që ka bërë për shqiptarët do të kujtohet në gjithë historinë. “Shqiptarët janë të gjithë me ju”, i drejtohet Ngjela ambasadorit amerikan.

Postimi

Procesi i shumëpritur filloi: shqiptarët nisën të besojnë se shpëtimi i tyre është i shpejtë

Sot, në fakt, filloi procesi i identifikimit të krimit shtetëror shqiptar, dhe sërish është ambasadori amerikan, Donald Lu, që lajmëroi furtunën.

Sa herë fillon procesi që do të eliminojë krimin shtetëror në një vend, krimi humbet ekuilibrin, kurse të rrezikuarit e mëdhenj flasin përçart.

Sot, kjo ù pa qartë edhe në Tiranë në përplasjen e Prokurorit të Përgjithshëm me Amerikën. Por kjo është krejt e parëndësishme. I rëndësishëm është fakti që të gjithë shqiptarët morën njoftimin se Amerika fillo sot luftën konkrete kundër liderëve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar dhe të krimit shtetëror në Shqipëri.

Kumtin e madh si lajm për shqiptarët e dhe ambasadori amerikan Donald Lu. Shqiptarët sot ndiejnë gjithë gëzim shpresën që filluan të besojnë se do të jetojnë edhe ata si njerëz në atdheun e tyre të nëpërkëmbur nga krimi i pështirë shtetëror.

Falenderim historik nga të gjithë shqiptarët për mikun e madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës… dhe bravo Donald Lu – shqiptarët të gjithë janë me ju.

Zoti Lu, ti ke hyrë në historinë e Shqipërisë si kampioni modern i shpëtimit të saj dhe të shqiptarëve. Shqiptarët do të të nderojnë përgjithmonë gjatë historisë së tyre.

Sot filloi procesi konkret i shpëtimit të shqiptarëve nga zgjedha e krimit shtetëror. Shpresa filloi të shfaqë konkretizimin e saj shpëtimtar.

Please follow and like us: