Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Zheji: Vetmija e Robert Ndrenikës dhe kjo shoqëri e ndyrë!

Robert Ndrenika është një kollos i mbetur i skenës shqiptare. Një aktor i mrekullueshëm filmi, një ikonë që ka rritur të paktën 3 breza adhuruesish.

E pamë të vetmuar në një koridor spitali. E tmerrshme! Mu duk sikur pashë Babain tim, Petron, por të cilin shyqyr Zotit, isha unë që e mbaja “në krahë”, në çdo nevoje dhe hall shëndetësor dhe jo vetëm. Më vjen keq për Baçin apo Bashkim Finon që po lufton për jetën në Milano dhe që qeveria shqiptare ka miratuar deri tani 3 fonde të posacme për kurimin e tij në spitalet më të mira.

Por Baçi i PS, nuk është aspak më i varfër se sa Ndrenika. Përkundrazi. Baçi, nuk është aspak më i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare se sa Berti ynë kombëtar i Ndrenikajve! Por qeveria nuk ka status të veçantë për të, sepse ai nuk prodhon politikë, por prodhon art. Dhe ky është një vend spurdhjakësh dhe hipokritësh që braktis një figurë kombëtare si Bert Ndrenika, një artist i panënshtruar, lënë vetëm në një koridor spitali…

Please follow and like us: