Albspirit

Media/News/Publishing

“BERLINER ZEITUNG” – Kandidati për kancdelar Shulc bëhet hit në Internet

“Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”, ishte mantra Donald Trampit, gjatë fushatës zgjedhore. Se kjo fjali e paharrueshme është e përshtatshme edhe për fushatat e tjera, e tregojnë përdoruesit e forumit në Internet “Reddit”: Jo vetëm që në të flitet gjerësisht për kandidaturën për kancelar pasi Martin Shulci njoftoi tërheqjen e tij nga politika evropiane por në këtë forum qarkullojnë bollshëm lajme, të shoqëruara edhe me imazhe nga më të habitshmet.
Në një nën-forum (të ashtuquajtur subreddit) me emrin  “r/the_schulz”  përdoruesit kanë hedhur reklama për kandidatin për kancelar me fjalën “MEGA” dhe “ta bëjmë Evropën të madhe përsëri”. Aty gjen edhe pamje të Martin Shulcit në formën e pop-artit, siç u përdor në fushatën e parë të Barak Obamës me sloganin “Hope”.
Fakti që në forum qarkullojnë figura të Shulcit me slogane të ngjashme me ato amerikane, nuk është patjetër satirë. Kjo është vetëm për propagandë për Martin Shulcin, pasi figura e tij qarkullon tani në të paktën 10.000 përdorues të forumit, por truktura ëshët e tillë që ndërton “ura lidhëse” me shuëm përdorues të tjerë dhe shpërnda postime pa fund. Partia Socialdemokrate ka thënë se nën-forumi kushtuar Shulcit nuk ka lidhje me partinë dhe nuk është ndërtuar prej saj, mirëpo i ka bërë aq punë Shulcit saqë ai dërgoi një mesazh video ku thotë: “Faleminderit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme. Kjo është një ndihmë e madhe për mua”.

Please follow and like us: