Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi: Shteti ka rënë, Shqipëria në kaos, Rama i paaftë

Kryeministri Rama është i paaftë për të garantuar stabilitet politik. Kështu tha deputeti dhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend. Sipas tij shteti ka rënë, ndërsa Shqipëria është zhytur në kaos.

“Ngjarjet e fundit me kolicionin qeveritar treguan  një gjë që unë e kam thënë dhe e besoj prej kohësh që kryeministri që kemi është i paaftë për të garantuar një stabilitetet politik, adminsitrativ dhe kushtetues në Republikën tonë. Shqipëria e zhytur në kaos, kaosi është i vetmi rregull dhe mungesa e rregullit është i vetmi rregull. Shteti nuk funksionion më”, është shprehur Blushi.

Please follow and like us: