Albspirit

Media/News/Publishing

Çerçiz Loloçi: Pse jam me ambasadorin Lu?

 

Image result for albspirit

Pa hyrë shumë në histori të mëparshme, nuk ka asnjë dyshim se SHBA ka qenë përkrahësja më e madhe e shqiptarëve në këto vite tranzicioni. Dhe këtë mbështjetje ajo e ka realizuar fillimisht dhe në radhë të parë nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë, por edhe prej figurave më të larta të saj nga Presidenti Bush e deri te Presidenti Obama, nga DASH, nga një numër senatorësh e kongresmenësh dhe një varg programesh e projektesh të rëndësishme.

Kohë më parë në një bashkëbisedim të drejtpërdrejt me ambasadorin Donald Lu kam kërkuar që persona të inkriminuar të shpalleshin “Non grata” në SHBA dhe ambasadori jo vetëm u përgjigj, por edhe e mbajti fjalën: ndaloi disa gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Ky veprim u ripërsërit edhe para disa ditësh duke refuzuar një numër akoma më të madh prokurorësh e gjyqtarësh, përfshi edhe kryeprokurorin Llalla. Ka qenë pikërisht kjo arsyeja që është rrebeluar kupola e organit të akuzës duke dalë me letër publike drejtuar krerëve më të lartë të shtetit shqiptar.

Natyrisht ne e dime pozitën e një organi akuze dhe të një kryeprokurori që është nën një presion dhe shtypje të egër nga tri partitë kryesore, por megjithatë kjo nuk e justifikon apatinë e saj dhe sidomos që nuk ka arritur të vëjë para përgjegjësisë kapot më të mëdhenj të krimit, që vijnë edhe prej politikës.

Nuk është ndonjë sekret i madh të thuhet se oligarkët që zotërojnë të katër pushtetet, nuk u ka “hyrë asnjë gjëmb në këmbë” nga prokuroria dhe kjo shpjegon më shumë “ndërhyrjen amerikane” për të kapur “peshqit e mëdhenj”.

Kushdo mund të bëjë një pyetje të thjeshtë: a është efiakse kjo prokurori kur prej saj nuk shqetësohet as një ministër që bën kërdinë me tendera, një deputet që rreshtohet me trafiqet e paligjshme, një kryebashkiak që sillet si në ‘çiflikun e vet’, një prokuror dhe gjykatës që më shumë se drejtësia vë gjobën e radhës dhe pasurohet në mënyrë marramendëse?

Pikërisht kjo situatë e pashpresë, kjo ikje nga sytë këmbët e shqiptarëve, do ta bënte kokëulur këtë organ akuze dhe tërë politikën shqiptare, në pozitë apo opozitë qoftë.

Please follow and like us: