Albspirit

Media/News/Publishing

“LE MONDE”: Dita e Trampit: dialog me muskuj, shfajësime dhe funerale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Tramp ka përdorur një gjuhë aspak diplomatike e të fortë në një bisedë telefonike me homologun e tij meksikan të premten, 27 janar, sipas bisedës së zbardhur nga Associated Press.
“Keni mjaft “hombres” të këqij në vendin tuaj. Nuk bëni aq sa duhet për t’i ndaluar, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara. Mendoj se ushtria juaj ka frikë. Njerëzit tanë nuk kanë frikë dhe ndoshta do të dërgoj disa në vendin tënd që të kujdesen.”
Ekstrakti nuk jep hollësi se cilët quan Donald Tramp “Hombres të këqij” , ose cili është konteksti i kësaj vërejtje. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi zbardhjen e telefonatës por siguroi se nuk ka asnjë nënkuptim se ushtria amerikane do të hyjë në meksikë.
Paralajmërimi i Iranit
Administrata Tramp ka dërguar një paralajmërim për Iranin duke e denoncuar për “sjelljen destabilizuese” në Lindjen e Mesme, duke përmendur në veçanti nisjen e raketave nga Teherani.
Duke kritikuar qëndrimin e ish-presidentit demokrat Barak Obama kundrejt Republikës Islamike, Shtëpia e Bardhë ka treguar gatishmëri për të përmirësuar marrëdhëniet por pa i kursyer kritikat. Të mërkurën në mbrëmje, presidenti postoi një mesazh mbi këtë temë:
“Me shpejtësi, Irani po kap gjithnjë e më shumë Irakun , edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 3 trilion dollarë në këtë vend.”
Një vizitë e papritur për homazhe për një ushtar të rënë
Presidenti i SHBA-së vizitoi bazën ushtarake në Dover, për të nderuar ushtarin e parë amerikan të vrarë në presidencën e tij gjatë një operacioni komando në Jemen . Donald Trampi e vizitoi bazën me helikopter nga Shtëpia e Bardhë, i shoqëruar nga vajza e tij Ivanka. Ceremonia në bazën ajrore u mbajt private me kërkesë të familjes .

Acarimi me Australinë
Kanberra në nëntor kishte negociuar një “marrëveshje fantastike” me SHBA-në për pritjen nga kjo e fundit të prej 1600 emigrantëve që ndodhen në kampet e ishullit Manus, në Papua. Kryeministri Malkolm Tërnbull tha pas një bisede telefonike me Donald Tramp se marrëveshja do të respektohet. Por, sipas mediave amerikane, telefonata ishte e tensionuar dhe presidenti i SHBA-së pohoi më pas se ajo ishte “telefonata më e keqe e ditës” ndaj e shkurtoi në 25 minuta nga 1 orë që ishte parashikuar.

Please follow and like us: