Albspirit

Media/News/Publishing

NATO “i ndihmon Ballkanit” t’i rezistojë ndërhyrjes ruse

NATO është duke ndjekur nga afër raportet për rritjen e ndërhyrjes së huaj në Ballkanin Perëndimor dhe po u ndihmon vendeve që t’i rezistojnë, tha shefi i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg, duke folur në Sarajevë, tha se NATO ka parë raporte për “rritjen e ndikimit rus në rajon, e sidomos për ndërhyrjen ruse në procesin politik në Mal të Zi, në vitin 2016”.

“Po vëzhgojmë nga afër, po punojmë me partnerët, përfshirë Malin e Zi, për t’iu ndihmuar që t’i forcojnë kapacitetet e inteligjencës dhe institucionet e mbrojtjes”, tha Stoltenberg.

Mali i Zi pritet t’i bashkohet NATO-s këtë vit – gjë që është kundërshtuar fuqishëm nga Moska.

Autoritetet malazeze kanë thënë se nacionalistë rusë dhe serbë kanë qëndruar prapa përpjekjeve të dyshuara për grushtshtet në Mal të Zi, vitin e kaluar, të cilat kanë përfshirë edhe planet për të vrarë ish-kryeministrin Millo Gjukanoviq.

Qeveria ruse i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Please follow and like us: