Albspirit

Media/News/Publishing

Obama flet për herë të parë që pas largimit nga detyra, lëvdon protestat kundër Trump

Ish-Presidenti amerikan Barack Obama për herë të parë ka folur për zhvillimet në vend që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Ish-Presidenti u shpreh se populli di të ngrejë zërin kur ‘vlerat amerikane vihen në rrezik’.

Obama tha se u inkurajua nga niveli i angazhimit të njerëzve në mbarë vendin.

Mijëra amerikanë në mbarë vendin po protestojnë pas urdhrit të Trump që ndalon hyrjen e refugjatëve në SHBA.

Please follow and like us: