Albspirit

Media/News/Publishing

President, fali të burgosurit në prag të përvjetorit të pavarësisë

 

Suzana Tahiri

Më 17 Shkurt Kosova kremton festën e madhe të Pavarësisë, që do të shënohet me shumë akte dhe ceremoni ta natyrshme. Por, ndër këto akte, një më të rëndësishmet është edhe falja e të burgosurve, si një veprim normal që ndodh në të gjitha shoqëritë demokratike. Falja është një dimension human nëpërmjet së cilës fitojnë të burgosurit dhe shoqëria, sepse atyre që kanë gabuar njëherë, ua jep një shans të bëhen qytetarë të denjë të republikës së tyre, duke i gëzuar të gjitha të drejtat e garantuara me ligj dhe kushtetutë.
Në burgjet e Kosovës aktualisht mijëra të burgosur, por ende më shumë ka në burgjet e tjera të vendeve perëndimore. Por, ndërsa ndikimi i Qeverisë, Presidencës dhe institucioneve të tjera shtetërore është më i paktë në vendet perëndimore, në shtetin e ri të Kosovës autoritetet kanë legjitimitetin e plotë për të vepruar duke falur dënimin për shumë prej tyre. Në këtë mënyrë, strukturat shtetërore do të vënin në vend edhe dënimet e pafajshme, edhe problemet që ka aktualisht gjyqësori, por edhe pse shumë prej tyre janë prestarë të familjeve në nevojë që e kanë bërë një dënim dhe faj të gjykueshëm për shkak të pamundësisë për të jetuar. Kuptohet se asnjë shoqëri nuk pajtohet me ndonjë vepër penale, por dimensioni i saj human ngrihet mbi gjithçka duke menduar më shumë për rehabilitimin e tyre, për kthimin në jetën normale dhe duke jetuar me punë të ndershme dhe brenda standardeve ligjore.
Në fillim të këtij viti, Shqipëria aplikoi një falje të tillë të burgosurish dhe këtë veprim e bëjnë shumë vende të tjera demokratike, jo thjesht dhe vetëm për ta pakësuar mbipopullimin e burgjeve, por duke nxjerrë në pah një veçori që e kanë shtetet e civilizuara. Me faljen e të burgosurve në Kosovë, në të vërtetë janë të fituar të gjithë.

 

Please follow and like us: