Albspirit

Media/News/Publishing

“RUSSIJSKAJA GAZETA” – Nënshkrimi i Trampit tregon karakterin e tij

Presidenti amerikan Donald Tramp ka një nga firmat më të fuqishme në botë. Ai dëshiron pushtet, shpreh në të njëjtën kohë vendosmëri dhe këmbëngulje. Ky është përfundimi i analises së grafologjisë Trejsi Trasëll të Universitetit Britanik.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, shkrimi i dorës nënshkrimi janë karakteristika të rëndësishme individuale. Mbi këtë bazë, patjetër mund të gjykohet mbi karakterin e një personi.
“Shkronjat e mëdha me pak pjerrësi të Trampit flasim për ambicie serioze, dinamizëm, kurajo dhe guxim”, thotë ekspertja Trasëll.
Stili i shkrimit tregon se, pavarësisht nga natyra e kokëfortë, presidenti i ri i SHBA-së është një mbrojtës i mirë, sidomos për sa i përket familjes.
Trampit nuk i pëlqen të dëgjojë kundërshtime të guximshme dhe të drejtpërdrejta. Kjo e bën padyshim një negociator të vështirë. Në të njëjtën kohë, “pronari” i ri i Shtëpisë së Bardhë mund të jetë fleksibël, çka nuk pritet prej tij, thotë grafologia.
Me Trasëllin bie dakord edhe ekspertja amerikane e grafologjisë Mishel Dresbold. Pasi ka analizuar nënshkrimin në disa letra individuale të Trampit, ajo beson se firma tregon praninë e në mendjeje analitike, vetë-respekt dhe ndjeshmëri ndaj kritikave.

Please follow and like us: