Albspirit

Media/News/Publishing

Trump vazhdon përplasjet me Meksikën, kërcënon me ndërhyrje ushtarake

Donald Trump ka vijuar problemet me Meksikën. Pas marrjes së vendimit për ndërtimin e një muri që prej ditëve të para të ardhjes në pushtet dhe anulimin e takimit me Presidentin e Meksikës që ishte parashikuar të mbahej në 28 janar, ai i rikthehet sërish përplasjeve.

Këtë herë ka kërcënuar me anë të një telefonate, homologun e tij meksikan, se do të dërgojë ushtrinë amerikane për t’u “kujdesur” për njerëzit e këqinj në Meksikë, nëse ushtria e kësaj të fundit nuk ia del të kujdeset për veten. Sipas një eksperti transkriptimi telefonatash, me “njerëz të këqinj” Trump nënkupton kartelet e drogës dhe emigrantët e paligjshëm. Dy liderët kanë pasur shumë zënka publike me njëri-tjetrin, në lidhje me ndërtimin e murit midis dy vendeve, apo çështjes së trajtimit të emigrantëve, etj.

Gjatë telefonatës, kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka dhënë ultimatum homologut të tij së nëse ushtria meksikane nuk do të arrijë të mbajë nën kontroll këto kartele, atëherë do të jenë trupat e ushtrisë amerikane ata që do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Ju keni një bandë njerëzish të këqinj atje dhe nuk po bëni asgjë për t’i ndaluar ata. Ushtria juaj është e frikësuar, por e jona jo, ndaj mund të dërgoj trupat e mi ushtarakë që të kujdesen për ta”, mësohet t’i ketë thënë Trump, homologut të tij, Pena Nieto. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk e kanë komentuar këtë lajm, ndërsa Departamenti për Marrëdhënie më Jashtë i Meksikës nuk ka pranuar ta trajtojë si kërcënim këtë telefonatë.

Please follow and like us: