Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA, Bilal Shehu dënohet një vit burg për foton 80 mijë dollarëshe Rama – Obama

Bilal Shehu, shoferi shqiptar në SHBA, i cili i siguroi një foto Edi Ramës me ish-Presidentin Barack Obama në vitin 2012, është dënuar me një vit burg nga gjykata amerikane. Dënimi me një vit burg i Bilal Shehut është konvertuar në shërbim prove.
Sipas vendimit të gjykatës, mësohet se Bilal Shehu, u shpall fajtor se ka transferuar 80 mijë dollarë donacion për fushatën e Barack Obamës nga një burim i huaj jashtë vendit, të cilin nuk e ka treguar.
Ishte kjo transfertë e Bilal Shehut për fushatën e Barack Obamës, e cila i mundësoi Kryeministrit shqiptar Edi Rama një foto me ish-Presidentin amerikan, ku ishte ftuar në ceremoninë e mbledhjes së fondeve.

Please follow and like us: