Albspirit

Media/News/Publishing

Agolli: Se sa të dhjesin grekët mbi mua, më digjni dhe hirin ma hidhni në Devoll

 

Shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, edhe pse u tërhoq që në fillim të viteve 90-të nga jeta politike aktive, asnjëherë nuk reshti së komentuari ngjarjeve të Shqipërisë.

“Amaneti i Dritëroit: Trupin ma hidhni në Devoll”, titullohet intervista që poeti ka dhënë për “Gazetën Shqiptare”, më 2 Nëntor të vitit 2010. Në atë periudhë, nja nga temat më të nxehta të ditës ishte ngjarja e Boboshticës në Korçë, ku ngritja e memorialit për vrasjen e një ushtari grek u shoqërua me dhunimin e varreve të vjetra të banorëve shqiptarë të zonës.

Pati shumë ankesa dhe revoltë nga boboshticarët në atë kohë dhe ngjarja mori edhe ngjyrime politike. Dritëro Agolli foli, siç dinte ai, me sarkazmën e tij kuptimplotë.

“Dhe pas asaj që ndodhi, nuk besoj të ketë njeri me mend, që të lërë ndonjë testament ku të kërkojë t’i bëjnë ndonjë bust a përmendore. Qoftë ky inxhinier me famë, shkencëtar apo poet, askush nuk ka më dëshirë të bëhet monument për të. Unë për vete nuk do të kisha dëshirë të më bëhej, gjithnjë nëse do ta meritoja.

Madje, siç ka ardhur një kohë që mbi kockat tona vijnë e ngrihen kryqe e gjysmëhëna në varreza, më mirë do të ishte që ta digjnin trupin, ta kthenin në hi dhe ta hidhnin në lumë, në Devoll. Aty askush nuk e gjen dot. Edhe unë po mendoj për këtë gjë; sa të dhjesin grekët mbi mua, më mirë të më digjet trupi e të hidhet në Devoll, se aty s’kanë nga ta gjejnë”, u përgjigj Dritëroi.

Please follow and like us: