Albspirit

Media/News/Publishing

Ceremoniali i Dëshmorëve të Fekenit

 

Ditën e hënë, datë 6 shkurt 2017, ora 10, në Akademinë Ushtarake zhvillohet ceremonia e përkujtimit të Dëshmorëve të Fekenit.

11 Dëshmorët e Fekenit, komandantë, pedagogë e studentë të ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve (sot AFA), që ranë gjatë stërvitjes dimërore në kampin stërvitor të Fekenit më 6 Shkurt të vitit 1981.

Ata dhane jetë për të shpëtuar jetë. Akti i tyre sublim mbetet kurdohere një simbol i ndërtimit të lidershipit për brezat e studenteve ushtarakë. Ai mbetet shembulli me i mire i motivimit përmes dhënies së shembullit personal deri, e pertej kufijve të vetmohimit. Kjo është forca e madhe e karakterit të ushtarakut. Ishte pikërisht kjo forcë e brendshme e njerëzve në uniformë që mposhti e triumfoi mbi kushtet ekstreme atmosferike të Dimrit të vitit 1981, është kjo forcë që motivon ushtarakët e sotëm të strukturave të FARSH, për të përmbushur misionin e tyre, në përballje me emergjencën civile të shkaktuar nga kushtet e rënda atmosferike, është po kjo forcë që përpiqemi t’a mbajme ndezur e forcojme brez pas brezi në të gjithë procesin e arsimimit ushtarak të personelit. Kujtimi i të Reneve të Fekenit, frymëzimi nga akti i tyre sublim, është dhe do të mbetet pjesë e pandarë e jetës së përditshme në AFA – në cdo (nga) rreshtim mengjezi e thirrje mbremje.

  1. Komandant Dushan Shametaj
  2. Shef i Planizimit Clirim Pulaj
  3. Pedagog Nikollaq Bero
  4. Student Besnik Shehu
  5. Student Bilbil Pashaj
  6. Student Aleko Gjoni
  7. Student Qemal Lika
  8. Student Pellumb Rrapo
  9. Student Ilir Gramatiko
  10. Student Nexhip Copa
  11. Student Bujar Ago.
Please follow and like us: