Kjo fotografi është e vitit 1873. Janë tre burra të Çamërisë në Janinë të veshur me fustanellë. Fustanella shqiptare është veshja më karakteristike e shqiptarëve, të cilën e gjen me një shtrirje në të gjitha trevat ku ka banuar raca shqiptare. Fustanella nuk është përdorur vetëm në Jug, por edhe gjerësisht në veri të vendit. Ky fakt identifikohet dhe nga një numër gravurash të fillimit të shekullit të XIX, por edhe nga fotografitë e Fototekës “Marubi’. Fustanella gjen një shtrirje të admirueshme si veshje edhe në veri të krahinave gege duke marrë pa dyshim atributet e një veshje kombëtare gjithë shqiptare.

Shihni Mbretin Zog i veshur me fustanellë, tek pozon në një fotografi bashkë me të ëmën.

Ndërsa grekët e kanë pretenduar si të tyren fustanellën. E përdorin edhe sot si veshje për truprojat e nderit. Studimet shkencore kanë dëshmuar që fustanella është shqiprtare, por është kopjuar nga grekët dhe është deformuar prej tyre.