Albspirit

Media/News/Publishing

Mbesa e Donald Trump bëhet hit në Kinë, ja çfarë bëjnë kinezët pas saj

Një videoklip i mbesës së presidenti Donald Trump, ku shihet duke kënduar për festën e Vitit të Ri Kinez, ka çmendur rrjetin në Kinë.

Klipi i publikuar nga vajza e Trump-it Ivanka, shfaq 5-vjeçaren duke luajtur me një kukull tradicionale kineze dhe duke kënduar në gjuhën Mandarine, shkruan Daily Mail.

Arabella ka filluar të mësojë gjuhën Mandarinë kur ishte vetëm 18-mujashe, ndërsa videoja e publikuar nga Ivanka të enjten në Instagram, është klikuar më shumë se 18 milionë herë.

Në një ndejë të organizuar nga Ambasada Kineze në Uashington, Ivanka është shfaqur së bashku me vajzën, ku u është bërë një pritje e jashtëzakonshme.

Image
Please follow and like us: