Albspirit

Media/News/Publishing

Gruaja më e fuqishme në Shtëpinë e Bardhë

Ende nuk ka asnjë titull zyrtar, por Ivanka Trump tashmë po shihet se ka ndikim të madh politik në Shtëpinë e Bardhë. Ajo është qartazi anëtari më i fuqishëm i tërë familjes presidenciale amerikane. Ajo po e udhëheq Presidentin Donald Trump gati në të gjitha takimet e politikës me drejtuesit e bizneseve të mëdha. E shoqëroi babain edhe në një udhëtim në Dover Air Force Base Delaware, për të nderuar eshtrat e kthyer e një marinsi amerikan të forcave speciale SEAL, që ishte vrarë në një sulm në Jemen.

Ajo gjithashtu priti ‘drejtorët e mëdhenjë’ të Amerikës në shtëpinë e saj, për të folur për politikë dhe po përdor ndikimin e saj në prapaskenë në Shtëpinë e Bardhë.

Ivanka e bukur dhe e re 35 vjeç, pret që të luajë role esenciale në emërimin e posteve ekzekutive. I pari emërim është burri i saj si shef i administratës, i cili vjen nga një familje e pasur hebreje, Kushner.

“Babai im është president, dhe me shpresë, unë jam në Washington për ta mbështetur atë dhe çështjet që gjithmonë jam kujdesur t’i mbështesëgjatë karrierës time profesionale”, ka thënë Ivanka Trump.

 

Please follow and like us: