Albspirit

Media/News/Publishing

Vaçe Zela, valsi ynë i lumturisë

Me rastin e 3 vjetorit te ndarjes nga kjo bote te artistes sone te madhe, Vace Zela (7 prill, 1939 – 6 shkurt, 2014)

Vace zela
Sot, me 5 shkurt, 2017 iu dha lamtumira e fundit poetit, shkrimtarit, gazetarit, publicistit, dramaturgut, skenaristit, njeriut, Dritero Agolli. Nena Shqiperi, “Hallemadhja jone shekullore” e futi ne gjirin e saj te ngrohte per ta mbajtur ne perjetesi. Ndersa tri vite me pare, me 5 shkurt te vitit 2014, na la Vace Zela, kengetarja, artistja jone e madhe. Edit Piafi yne u nda nga kjo bote per t’u ngritur ne qiellin e perjetesise prej nga eshte duke shendritur si nje yll qe nuk shuhet kurre. Eshte zeri i saj, Jane kenget e saj qe do ta mbajne ate gjithmone te gjalle ne mesin tone.
Vace Zela u lind me 7 prill te vitit 1939, te njejten dite kur Shqiperia u pushtua nga Italia fashiste. Atdheu u pushtua, humbi pavaresine, por po ne ate dite te veshtire, ai vend lindi Vace Zelen, e cila pak vite me vone do te behej krenaria, Nderi i Kombit. Kjo mund te jete vetem nje rastesi, por eshte me shume se nje rastesi, eshte nje metafore e ngadhnjimit te se bukures mbi te keqen. Ajo ishte nje dhurate per kombin tone.
Vace Zela ishte nje artiste e perkryer me plot kuptimin e fjales. Ajo nuk ishte interpretuese mekanike e kenges, ajo i jepte shpirt kenges me zerin e saj te vecante, melodioz e plot muzikalitet. Per arritjet e perkryera artistike, ajo ishte mjaft kembengulese dhe e vendosur. Sic tregonin, poeti Dritero Agolli dhe kompozitori Tish Daija, ajo kishte kerkesa te larta artistike si per tekstin, ashtu edhe per muziken – luftonte per cdo varg, luftonte per cdo note. Gjithmone do te mbetet model i persosmerise profesionale e artistike.
Si nje artiste e pashoqe ne hapesirat tona dhe si nje grua fisnike me vlera te larta njerezore, u be shembull, u be burim frymezimi per shume vajza te reja, artiste te ardhshme – ka qene percaktuese e fateve te jetes se tyre. Shume vajza te reja thonin se do te beheshin si Vace Zela dhe shume prinder u thonin vajzave te tyre: Te me behesh si Vace Zela. Ky eshte nje nga vleresimet me te larta qe mund t’i behen nje artisti.
Kenga e saj gjithmone sjell optimizem, hov rinor, te merr ne krahet e saj magjik e te shpie ne nje bote magjepse, t’i largon per nje cast hallet, brengat e jetes. Ja si shprehet per kete kengetari Sherif Merdani: “Ne jetuam ne nje Shqiperi qe lengonte, qe renkonte. Ku kengetari burgosej per kengen e tij, poeti pushkatohej per vepren e tij. Zoti nuk na i vrau shpresen, dergoi nje ze qe na i zbuti dhimbjen dhe na dha shprese, kjo ishte Vacja.”
Vace Zela eshte vlere kombetare, eshte diamanti i kurores se muzikes se lehte shqiptare. Kenget e saj jane nje copez e shkelqyer, e arte e mozaikut te kultures sone kombetare. Me kenget e Vace Zeles shpirti i kombit tone eshte me i pasur, me fisnik. Kenget e saj jane per te gjitha brezat, te gjitha koherat – kenge qe pelqehen e kendohen ne te gjitha trevat shqiptare. Jo me kot ajo kishte lene amanetin, porosine e saj qe arkemorti me trupin e saj te zbriste ne aeroportin Prishtines e pastaj te vazhdonte per ne Tirane me makine, ashtu, mespermes Shqiperise, si kenga e saj qe jehonte ne gjithe Shqiperine Etnike.
Ajo u paraqit me plot sukses edhe ne skenat e huaja dhe me interpretimet e saj plot elegance, me zerin e saj te vecante ajo i magjepsi edhe artdashesit joshqiptare, shpalosi vlerat shpirterore te popullit tone para botes. Jane kenget e vendit tone, kenget e shpirtit tone.
Jeta e nje artisti, shkencetari, madje edhe e cdo njeriu, eshte vepra e tij. Njerezit jetojne me vepren e tyre, mbahen mend per vepren e tyre. Vace Zela krijoi nje art me vlera te vecanta artistike. Kenget e saj, zeri i saj i embel, i ngrohte, i vecante e plot muzikalitet do te jehoje nder vite e shekuj. Teksti i zgjedhur, muzika plot ritem, e rrjedhshme, interrpretimi me gjithe shpirt – keto jane kenget e Vace Zeles. Kenget e saj jane valsi i lumturise, optimizmit dhe krenarise se kombit tone. Kenget: “Valsi i lumturise”, Rrjedh ne kenge e ligjerime”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kenget e vendit tim” e shume e shume te tjera, qe jane margaritare te muzikes sone, do te mbeten gjithmone me ne e do te kendohen gjithmone me shume dashuri, respekt e mirenjohje ndaj Vaces. Ne skenen muzikore shqiptare ajo ishte dhe do te mbetet e vetme (unike), e paperseritshme, e pakrahasueshme, e paimitueshme, e paarritshme. Kengetare te reja, behuni me te mira se Vace Zela, por mos u mundoni ta imitoni ate! Ajo ishte dhe do te mbetet njeshi.
Gjate karrieres se saj te shkelqyer ajo u nderua me shume mirenjohje, cmime, urdhra e dekorata: Artiste e Merituar, Artiste e Popullit, Nderi i Kombit – e vetmja grua shqiptare qe u nderua me kete titull per se gjalli. Por cmimi me i larte e me domethenes per te dhe cdo artist te vertete, ishin duartrokitjet e zjarrta te publikut, adhurimi per zerin, kenget, artin e saj.
Tani ka tri vite qe ajo prehet e qete ne token shqiptare, ne zemrat e shqiptareve dhe te gjithe adhuruesve te muzikes, artit dhe vlerave te larta te bukurise njerezore!
Gjithmone ne zemrat tona!
Filadelfia, 5 shkurt, 2017
Sadik Elshani eshte doctor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Please follow and like us: